Home / Lajme / Maqedoni / Skandal në Qafë Thanë, dy shtetaset shqiptare përfundojnë me kallëzime penale

Skandal në Qafë Thanë, dy shtetaset shqiptare përfundojnë me kallëzime penale

Qafë Thanë 16 Korrik – Edhe kjo ndodhë nëpër pikat kufitare, ku policia kufitare maqedonase pa asnjë arsye nuk lejon shtetaset shqiptare të hyjnë në territorin e Maqedonisë, por më pas i akuzon edhe për sulm.

Kjo ka ndodhur dje me dy shtetase shqiptare përfundojnë me kallëzime penale pasi që sipas pretendimeve të Ministrisë së Brendshme ato kanë shkaktuar probleme në pikën e kalimit kufitar ‘Qafë Thanë”, për shkak të urdhërit të dhënë nga autoritetet kufitare për të mos hyrë në Maqedoni.

Dy shtetaset shqiptare me inicialet L.T, 44 vjeç dhe V.T, 27 vjeç rreth orës 02:30 kanë mbërritur në kufi dhe se pas verifikimit të dokumenteve autoritetet kanë vlerësuar se ato nuk mund të hyjnë në territorin e Maqedonisë.

Ato për shkak të kësaj përgjigjeje, thuhet se të revoltuara kanë fyer dhe fizikisht kanë tentuar të sulmojnë policët, por edhe kanë shtyer dhunshëm pajisjet në sportelet kufitare. Dy shtetaseve u është thënë se nuk kanë para të mjaftueshme për të qëndruar në Maqedoni dhe se nuk kanë dhënë të dhëna të hollësishme për qëllimin e udhëtimit të tyre.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *