Home / Lajme / Maqedoni / Sot votohet përbërja e re e lustruesve

Sot votohet përbërja e re e lustruesve

31 korrik-Në rend dite të vazhdimit të sotëm të mbledhjes janë edhe Propozim ligji i plotësuar për kundërvajtje në lexim të dytë, si dhe propozim ligjet për ndryshim dhe plotësim të ligjeve për punë të brendshme, për arsim fillor, për arsim të mesër, për arsim të lartë, për mbrojtje sociale, për peshkatari dhe akuakulturë, të gjithë në procedurë të shkrutuar.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në kuadër të mbledhjes së 11-të, duhet të deklarohet për përbërjen e re të Komisionit për verifikimin e fakteve.

Në pajtim me propozim-vendimin, për kryetar të Komisionit për lustrim sërish propozohet Tome Axhiev, për zëvendës të tij Asan Luma, nërsa për anëtarë Daut Dauti, gazeta nga Shkupi, Shpend Vinca, sociolog i diplomuar nga Struga, Novica Veljanoski doktor për shkencor juridiko-historike, Vecko Zdraveski, magjistrant për shkenca politike nga Kërçova, Predrag Dimitrovski, gazetar i diplomuar nga Shkupi, Igor Llazarovski, inxhinier pyjor i diplomar nga Shkupi, Sashko Janev, sekretar në komunën Negotinë dhe magjistrant i historisë, Ristana Lalçevska juriste e diplomuar, si dhe Linko Bejzarovski, politikolog nga Pllasnica.

Në rend dite të vazhdimit të sotëm të mbledhjes janë edhe Propozim ligji i plotësuar për kundërvajtje në lexim të dytë, si dhe propozim ligjet për ndryshim dhe plotësim të ligjeve për punë të brendshme, për arsim fillor, për arsim të mesër, për arsim të lartë, për mbrojtje sociale, për peshkatari dhe akuakulturë, të gjithë në procedurë të shkrutuar.

Para deputetëve është edhe Propozim ligji për garancë të Republikës së Maqedonisë ndaj obligimeve sipas Marrëveshjes për kredi për finansim të Projektit për rehabilitim të rrugëve magjistrale dhe rajonale, që do të bëhet ndërmjet Bankës ndërkombëtare për ripërtëritje dhe zhvillim – Bankës botërore dhe Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, me procedurë të shkurtuar.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *