Home / Lajme / Maqedoni / Sulmohen disa të rinjë shqiptar nga ana e maqedonasve në lagjen Porta Vllae

Sulmohen disa të rinjë shqiptar nga ana e maqedonasve në lagjen Porta Vllae

Shkup, 11 Korrik – Sulmohen shqiptarët me gurrë në lagjen Porta vllae, grup i të rinjëve shqiptar deklaruan se kjo nuk është hera e parë që ata provokohen nga maqedonasit në këtë lagje.

Disa të rinj shqiptarë nga lagja Nerez e Shkupit janë sulmuar mbrëmë nga një grup huliganësh në lagjen Porta Vllae. Incidenti ka ndodhur në afërsi të një fushe sporti. Organet policore janë njoftuar nga roja e fushës së sportit. Ministrja e Punëve të Brendshme tha se nuk ka të dhëna rreth rastit në fjalë.

Sipas tyre, incidenti ka ndodhur rreth orës 12:45 pas mesnate, kur ktheheshin nga fusha e sportit. Gjatë kthimit për në shtëpi, një grup huliganëve prej 7-8 personash, kanë hedhur gurë drejt tyre, duke lënduar 2 të rinj. Viktimave të mbrëmshme, iu është thënë se organet policore janë duke hetuar rastin, ndërsa gjatë ditës do të merren edhe dëshmitë dhe deklaratat e tyre.

“Nuk kemi të dhëna për atë ngjarje, ka mundësi që më vonë t’ju informojmë”, tha Gordana Jankullovska, Ministre e Punëve të Brendshme.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *