Home / Lajme / Maqedoni / Takimet poetike në Kërçovë (VIDEO)

Takimet poetike në Kërçovë (VIDEO)

Në organizim të Klubit të Shkrimtarëve Shqiptarë “Mugullimi” në Kërçovëpër tre netë radhas u mbajtën Takimet poetike të verës “Guri i Hyjneshës Ilire Thana” Kërçovë, 2014.

Në Takimin poetik “Guri i Hyjneshës Ilire – Thana”, me karakter garues, morën pjesë 53 krijues nga: Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Greqia (poetë shqiptarë). Mikpritja kërçovare, për tri ditë me radhë sa zgjati poetika verore, ishte ngazëllim për poetët e mbarë trojeve shqiptare. Falënderime të sinqerta për kryetarin e Komunës së Kërçovës, z. Fatmir Deari, i cili ishte i pranishëm, publicistin Safet Hyseni, si dhe kryesinë dhe anëtarët e Klubit letrar “Mugullimi”.

Ne këtë takim poetik konkurruan 34 poetë, prej të cilave juria në përbërje Adem Xheladini nga Maqedonia, Fatmir Minguli nga Shqipëria dhe Asllan Qyqalla nga Kosova, me çmimin e parë vlerësoi poezinë “Përtej detit” të Nexhat Sadullahut nga Kosova, me çmimin e dytë poezinë “Ishte këngë legjendash” të Zejnepe Alilit-Rexhepit nga Tetova, me çmimin e tretë poezinë “Mbi mua” të autores Ermira Selami nga Tetova.

Gjithashtu në kuadër të këtij manifestimi, për tre netë radhazi u mbajt edhe kumti poetik “Duke pritur Thanën për frymëzim” ku poetët deklamuan vargjet e tyre. Në kuadër të agjendës së paraparë poetët vizituan edhe kompleksin turistik malor të fshatit Qafë, ku poetët u njoftuan edhe me heroizmin e Sulltanës së Qafës.

Takimet poetike të verës dëshmuan se shqiptarët, në veçanti poetët dijnë të bashkohen dhe të flasim me një frymë, të gjejnë frymëzimin e përbashkët dhe të flasin me një zë dhe të hapin shtegun për tek e ardhmja.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *