Home / Lajme / Rajon / Talenti i Schalkes i bashkohet Shqipërisë

Talenti i Schalkes i bashkohet Shqipërisë

30 korrik-
Ndeshja miqësore kundër Katarit është programuar të luhet më 6 gusht në Skoci she shumica e lojtarëve që nuk kanë një pasaportë të huaj duhet të pajisen me viza për të udhëtuar drejt Skocisë.

Asport – Vetëm pak ditë më parë në një prononcim ekskluziv për portalin Asport.info (të cilin prononcim shumë media shqiptare e kopjuan duke mos cituar burimin), mesfushori i Schalke 04, Dren Hoxha ka thënë se pret ftesën e Shqipërisë, kjo ëndërr duket se po i realizohet.

Konfirmimin ekskluzivisht vjen për portalin Asport.info nga vet trajneri i Kombëtares U21, Skender Gega i cili ka rrëfyer se ka pasur një bisedë telefonike me lojtarin, madje i ka nisur edhe ftesë për miqësoren e 6 gushtit kundër Katarit.

“Kam telefonuar Drenin, Ai u shpreh tejet i kënaqur me ftesën dhe pranoj të vishet kuq e zi” tha Gega.

Më tej ai sqaroi se pavarëisht dëshirës së lojtarit që ti bashkohet Shqiperise qysh ne ndeshjen miqësore të 6 gushtit kundër Katarit, kjo sipas Gegës është e pamundur ngase lojtari nuk disponon asnjë pasaportë për udhëtuar.

Ndeshja miqësore kundër Katarit është programuar të luhet më 6 gusht në Skoci she shumica e lojtarëve që nuk kanë një pasaportë të huaj duhet të pajisen me viza për të udhëtuar drejt Skocisë.

Kujtojmë se Hoxha është lojtari idytë brenda pak ditësh që ftohet nga ekipi shpresa, pas Mqërgim Vojvodës (Standard Liege) që pritet të debutoj në këtë ndeshje.Asport.info

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *