Home / Lajme / Maqedoni / Të dëshpëruar nga premtime nuk dalin në zgjedhje

Të dëshpëruar nga premtime nuk dalin në zgjedhje

23 korrik-Kjo vërehet edhe në pyetjen se a janë të kënaqur me veprimin e partive politike në Maqedoni, 51 përqind deklarojnë se nuk janë, kurse 29 përqind pjesërisht. 13 përqind e të anketuarve nuk kanë përgjigje kurse vetëm 7 janë të kënaqur janë të kënaqur me veprimin e partive politike në Maqedoni“ tregon analiza e magjistres Ademi.

Apatia politike-mos shfrytëzimi i të drejtës së votës në rajonin Pollogut”. Kjo ka qenë tema me të cilën ka mbrojtur temën e magjistraturës Gjyltene Ademi, para komisionit në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Kandidatja Ademi, në punimin e saj ka analizuar përqindjen e daljes në votime që nga zgjedhjet e para në Maqedoni dhe këndej.Ajo ka realizuar një anketë për daljen në votime në rajonin e Pollogut ku edhe tregohen motivet e atyre që nuk e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës. Në bazë të anketës sw realizuar pwr punimin e magjistraturës me 1000 persona tw anketuar, del se 18 përqind e të anketuarve shprehen se nuk kanë pasur kohë për të dalë në votim, 48 përqind konfirmojnë se janë të dëshpëruar nga premtimet e pa realizuara të partive. Ndërsa një numër prej 34 përqind pretendojnë se kishin arsye të tjera qëndron nw kwtw punim. “Sipas kësaj analize ne arrijmë në përfundim se motivi me përqindje më të madhe të anketuarve në rajonin e Pollogut, është dëshpërimi nga premtimet e pa realizuara të partive politike ose thënë ndryshe mosbesimi në partitë politike, fenomen ky që sipas rezultateve të hulumtimeve të bëra në vendet ballkanike na paraqitet si karakteristikë politike. Sipas rezultateve të arituara motivi kryesor i cili shtyn qytetarët të dalin në votim është se e kanë për obligim qytetarë, mendim të cilin e ndajnë 52 përqind e të anketuarve kurse 34 përqind e të anketuarve si motiv kanë besimin tek subjektet garuese se do ta ndryshojnë gjendjen në dobi të qytetarëve, ndërsa vetëm 14 përqind shprehen se janë të shtyrë nga motive të tjera. Të paktën në rrajonin e Pollogut 79 përqind e të anketuarve pranojnë se ato kanë shfrytëzuar të drejtën e votës deri më sot, 12 përqind kanë konfirmuar për pjesërisht si dhe vetëm 9 përqind janë përgjigjur se deri më sot nuk e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës”, thotë në punimin saj të magjistraturës Gjyltene Ademi, studente në fakultetin e shkencave politike në UEJL. Sipas saj, pjesa dërmuese mendojnë se qyetetarët do të kishin më tepër motiv për të votuar sikur partite politike do të kishin realizuar programet e platformave të tyre paraprakisht apo thënë ndryshe sikur ato ti realizonin premtimet e tyre që i bëjnë gjatë fushatave zgjedhore, ata duhet të punojnë për qytetarët dhe jo të manipulojnë me nevojat e tyre. “Kemi mendime se do vazhdojmë të ngelim indiferent për deri sa në politikë do ketë mungesë të kuadrove profesional gjithashtu indiferenca politike nuk do ishte shume e shprehur nese përfaqsuesit do ishin jo vetem puntorë profesional por do të ishin të besueshem sidhe persona me etike dhe moral të lartë.Kjo vërehet edhe në pyetjen se a janë të kënaqur me veprimin e partive politike në Maqedoni, 51 përqind deklarojnë se nuk janë, kurse 29 përqind pjesërisht. 13 përqind e të anketuarve nuk kanë përgjigje kurse vetëm 7 janë të kënaqur janë të kënaqur me veprimin e partive politike në Maqedoni“ tregon analiza e magjistres Ademi. Poashtu në këtë punim janë është bërë analizë edhe e daljes në zgjedhje në përqindje që nga zgjedhjet e para e këndej si në ato parlamentare, pastaj në zgjedhjet për pushtetin vendor gjegjësisht për këshilltarë dhe kryetarë komune. Komisioni në përbërje Etem Aziri në cilësinë e mentorit, Agni Aliu dhe Fadil Zendeli anëtarë, kanë vlerësuar lartë këtë punim të magjistraturës.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *