Home / Lajme / Maqedoni / Të premten në Shkup paralajmërohen protesta masovike nga shqiptarët edhe maqedonasit (FOTO)

Të premten në Shkup paralajmërohen protesta masovike nga shqiptarët edhe maqedonasit (FOTO)

Shkup, 09 Korrik – Për të premten është paraparë një protestë masive në Shkup, në të cilën pritet të marrin pjesë shqiptarë por nga ana tjetër Në të njëjtën ditë në të njëjtën orë janë paralajmëruar protesta edhe nga maqedonasit.

Për të premten është paraparë një protestë masive në Shkup, në të cilën pritet të marrin pjesë shqiptarë, jo vetëm nga të gjitha qytetet e Maqedonisë, por edhe nga të gjitha trojet ku jetojnë shqiptarë.

Apeli për protestën masive po bëhet nëpërmjet rrjeteve sociale.

“Ky është lajm dhe detyrë për gjithë Shqiptarët kudo që ndodhen në trojet Etnike !

Ditën e Premten, me datë 11.07.2014 në ora 14:00, Shqiptarët në Shkup do të protestojnë kundër dhunës ndaj Shqiptarëve dhe kundër arrestimeve të pafajshme të Shqiptarëve me burgime të përjetshme pa faj, pa dëshmi, pa mëshirë !

Në këtë protestë “Ose NE ose Ato” !
Shkupi, Tetova, Gostivari, Kumanova, Struga, Ohri, Prishtina, Drenica, Ferizaji, Gjilani, Kaçaniku, Prizreni, Peja, Tirana, Gjirokastra, Vlora, Shkodra, si dhe Shqiptarët nga Greqia, janë të ftuar të vijnë në SHKUP, të protestojmë bashkë me vëllezërit tanë të Iliridës !
Të bëjmë ditë Proteste, por edhe ditë Bashkimi !”, thuhet në apelin për protestën masive.

Protesta paralajmërojnë edhe maqedonasit

Në të njëjtën ditë në të njëjtën orë janë paralajmëruar protesta edhe nga maqedonasit. “Ju ftojmë në protest të premten (07.11.2014) ora 14.00 para Qeverisë së Maqedonisë.

Presim që të vijni në numër sa më të madh që ti dërgojmë porosi Qeverisë së Maqedonisë se NE maqedont nuk jemi qiraxhi në shtetin tonë.

Maqedonia e maqedonve”, shkruan në postimin në facebook.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *