Home / Lajme / Maqedoni / Të rinjtë maqedonas kërkojnë “Vdekje për shqiptarët” (VIDEO)

Të rinjtë maqedonas kërkojnë “Vdekje për shqiptarët” (VIDEO)

Si kundërpërgjigje e protestave të shqiptarëve të cilët po kërkojnë drejtësi, një grup i të rinjve maqedonas ka dalë me transparentin “Vdekje për shqiptarët” (Smrt za shiptari).

Transparenti është shpërndarë në rrejetet sociale, ndërsa në të shihen të rinjtë maqedonas me dorën lartë, simbolin e Hitlerit, me fanella me kryqe ortodokse dhe transparentin “Vdekje për shqiptarët”.

Gjithashtu, në Facebook është hapur profil enkas për fyerjet ndaj shqiptarëve me moton “Vdekje për shqiptarët”, ku porosia kryesore është “të shtohen të vdekurit shqiptarë”

Pas paralajmërimeve për protestë të organizuar të premten nga shqiptarët në Shkup, janë shpërndarë paralajmërime edhe nga maqedonasit për organizimin e një kundërproteste.Në të njëjtën ditë në të njëjtën orë janë paralajmëruar protesta edhe nga maqedonasit.

“Ju ftojmë në protest të premten (07.11.2014) ora 14.00 para Qeverisë së Maqedonisë.Presim që të vijnë në numër sa më të madh që ti dërgojmë porosi Qeverisë së Maqedonisë se NE maqedont nuk jemi qiraxhi në shtetin tonë.

Maqedonia e maqedonve”, shkruan në postimin në facebook.Nga ana tjetër ka kërcënuar edhe ish I ashtuquajturi gjeneral STojanço Angelov. Ai shkruna se “Ju jeni këtu, por edhe ne jemi këtu! Ne mbrojtësit maqedonas të vitit 2001!”, u është kundërpërgjigjur veteranëve të UÇK-së , ish gjenarali i branitelave Stojançe Angelov.“Të pakënaqur, dhe të zemëruar, por gjithmonë i gatshëm për mbrojtjen e vendit tonë dhe qytetarëve tanë maqedonas të Maqedonisë.Vetëm, kjo nuk do të jetë si në vitin 2001. Këtë herë … këtë herë së pari do t’i pastrojmë rradhët tona. Dhe pastaj … pastaj, dihet! Do ta ndjeni zemërimin maqedonas!” shkruan në fecebook ish gjenerali i branitelave Angelov. Ai poashtu u bën thirrje edhe shqiptarëve, duke thënë se mos lejoni veten të jeni pre e skenarave të pista, në skenarët për më shumë dhunë, në skenarët për vrasje të reja si dhe në skenarët për një luftë të re.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *