Home / Lajme / Maqedoni / Të shurdhër për çështjen shqiptare

Të shurdhër për çështjen shqiptare

30 korrik-
Rastet e montuara gjyqësore, mos zbatimi i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, mospërdorimi i simboleve kombëtare shqiptare, moszgjidhja e statusit të veteranëve të UÇK-së dhe problemet e shkollave shqipe, janë probleme që kanë hasur në veshë të shurdhër dhe nuk po diskutohen nga koalicioni qeveritar, i udhëhequr nga Nikolla Gruevski.

Përfaqësuesit më të lartë shtetëror të institucioneve vazhdojnë të heshtin përballë zërit të ashpër të popullit shqiptar në Maqedoni.

Protestat për drejtësi, barazi dhe avancim të çështjes shqiptare nuk dhanë deri më tani ndonjë rezultat.

Si kryeministri Nikolla Gruevski, ashtu edhe presidenti Gjorgje Ivanov kanë hedhur poshtë nga agjendat e tyre çështjet e pazgjidhura dhe ngecjet që kanë të bëjnë me shqiptarët.

Partia maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE, poashtu edhe Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdojnë të luajnë me kartën e emrit dhe se kjo çështje sipas tyre është në agjendën kryesore të interesave shtetërore.

Përfaqësues dhe deputet të VMRO-DPMNE kanë mohuar të flasin se në Maqedoni ka çështje të hapura shqiptare.

Rastet e montuara gjyqësore, mos zbatimi i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, mospërdorimi i simboleve kombëtare shqiptare, moszgjidhja e statusit të veteranëve të UÇK-së dhe problemet e shkollave shqipe, janë probleme që kanë hasur në veshë të shurdhër dhe nuk po diskutohen nga koalicioni qeveritar, i udhëhequr nga Nikolla Gruevski.

Ishte Ndihmës/sekretarja amerikane e Shtetit Viktoria Nuland ajo e cila, ditë më parë e përkujtoi palën maqedonase për çështjen shqiptare në Maqedoni.

Nuland i dërgoi porosi të qarta politikës në Shkup. Duke komentuar situatën politike dhe të sigurisë të krijuar pas valës së protestave rreth rastit ‘Monstra’, Nuland theksoi nevojën për përmbushjen e Marrëveshjes së Ohrit si kusht i domosdoshëm për të ardhmen e shtetit.

Ajo inkurajoi palët për më shumë bashkëpunim mes komuniteteve, ndërsa theksoi gatishmërinë e amerikanëve për investime në rajonet shqiptare të Maqedonisë me qëllim të barazimit ekonomik dhe social.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *