Home / Lajme / Maqedoni / Teatri dhe Biblioteka e Tetovës sërish premtime (VIDEO)

Teatri dhe Biblioteka e Tetovës sërish premtime (VIDEO)

Tetovë, 29 Korrik – Projekti për ndërtimin e Teatrit dhe bibliotekës së Tetovës akoma nuk ëhtë duke u bërë realitet.

Kanë kaluar vite e vite që kur ky projekt është premtuar por që nuk realizohet.

Sipas drejtoresh së bibliotekës së Tetovës Fitore Reshiti akoma për këtë projekt janë duke u zhvilluar procedurat dhe pritet që shumë shpejt të bëhet realitet pasi që të gjitha procedurat janë kryer dhe pak ka ngelur për të filluar me punë.

Sipas Reshitit ky projekt do të jetë një projekt gjigant dhe mendohet që nga shtatori të fillohet edhe më punë në këtë projekt.

Qeveria e Maqedonisë për këtë projekt janë ndarë vetëm 70 mijë euro mjetet që janë të mjaftueshme për të filluar me punë, ndërsa në buxhetin e vitit 2015 pritet të ndahen edhe mjete të tjera. Ky projekt me vite të tëra zhagitet por për shkak të procedurave burokratike dhe institucionale dhe shkurtimeve të buxhetit gjatë rishikimeve ende nuk fillon të realizohet. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *