Home / Lajme / Maqedoni / Telegram urimet e liderëve

Telegram urimet e liderëve

27 korrik-Forumi Rinor Islam shpreh urimet më të sinqerta me rastin e festës së madhe islame Fitër Bajramit. Me këtë rast urojmë te të gjithë besimtarët që gjatë kësaj feste të mbretërojnë gëzimi, hareja, bashkimi, mëshira dhe humaniteti.Telegram urime dërguan

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka uruar besimtarët mysliman me rastin e Fitër Bajramit. “Kam kënaqësinë e veçantë që në emër të të gjithë anëtarëve dhe përkrahësve të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) si dhe në emrin tim personal, të uroj të gjithë besimtarët mysliman për festën e madhe të Fitër Bajramit duke ju dëshiruar shëndet dhe mbarësi në gjirin e tyre familjar. Muaji i Ramazanit dhe Fitër Bajramit na rikthejnë tek vlerat më të mira njerëzore mbi të cilat reflektojmë fuqishëm gjatë muajit të agjërimit dhe festës së Bajramit. Uroj që kjo festë t’ju gjejë në gëzime familjare dhe të na bashkojë në paqe dhe në shtrimin e dorës së mirëkuptimit, solidaritetit dhe bamirësisë”, thuhet ne urimin e kreut te BDI-së Ali Ahmeti.

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaci ka uruar besimtarët mysliman me rastin e Fitër Bajramit Sakrifica dhe devotshmëria që karakterizojnë këtë Festë, na bëjnë të fortë për të mos devijuar nga rruga e drejtë dhe besimi, duke vazhduar me angazhimet e mëtejshme si dhe me kultivimin e vlerave tona fetare dhe kombëtare. Uroj që kjo festë të përcillet me dashuri, respekt, solidaritet dhe vullnet të mirë! Në emrin tim dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, u’a uroj gjithë besimtarëve mysliman Festën e Fitër Bajramit me shumë shëndet dhe mbarësi. Qofshi të gëzuar gjithmonë, thuhet në telegram urmin e Menduh Thaçit kryetar i PDSH-së.

Poashtu telegram urime dërguan edhe krerët e shtetit, kryetarët e komunave dhe shumë institucione tjera.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *