Home / Lajme / Maqedoni / Tetova arenë e aksidenteve (VIDEO)

Tetova arenë e aksidenteve (VIDEO)

Tetovë, 03 Korrik – Statistikat e Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë tregojnë se në gjashtë muajt e parë të këtij viti, janë rregjistruar 377 aksidente trafiku, përkatësisht 32 aksidente më shumë krahasuar me gjashtëmujorin e vitit të kaluar.

Në aksidentet e sivjetshme jetën e ka humbur një person, ndërsa vitin e kaluar ka pasur 5 persona që kanë humbur jetën në aksidentet e trafikut në rrugët e Tetovës.

“ 24 aksidente kanë kaluar me lëndime të rënda trupore, ndërsa 133 me lëndime të lehta. Numri më i madh i aksidenteve gjegjësisht 219 kanë kaluar vetëm me dëme materiale numër ky i ngjashëm me të njëjtën periudhë kohore vitin e kaluar, ndërsa dëmi material është llogaritur 12 milion denarë,. Shkak më I shpeshtë I aksidenteve ka qenë shpejtësia e madhe gjatë vozitjes ku si pasojë e kësaj kanë ndodhur 102 aksidente, kryerja e veprimeve të gabuara 62 raste, mosdhënie e përparësisë 47 raste, aksidente me kafshë 54 raste etj.. Numri më i madh i aksidenteve edhe këtë vit kanë ndodhur në rrugët e Tetovës 188, ndërsa si rrugë më të rrezikshme kanë qenë rruga e Ilindenit dhe autostrada Tetovë Gostivar dhe Tetovë Shkup”, thuhet në një raport të Policisë së Tetovës.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *