Home / Lajme / Maqedoni / Tetovari humbë kontrollin me veturë përfundon në burektore (VIDEO)

Tetovari humbë kontrollin me veturë përfundon në burektore (VIDEO)

Tetovë, 03 Korrik – 23 vjeçari S.M nga Tetova, me veturën e tij Opel Vektra ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në byrektoren Rimini.

Tetovë, 03 Korrik – Aksident i pazakontë është rregjistruar të mërkurën mbrëma në rrugën e Ilindenit në Tetovë. 23 vjeçari S.M nga Tetova, me veturën e tij Opel Vektra, me targa të Tetovës, duke lëvizur me shpejtësi të madhe ka humbur kontrollin duke dalur nga rruga dhe ka përfunduar në byrektoren Rimini afër shkollës së mesme të mjekësisë në Tetovë.

“ Nga ky aksident vozitësi ka marrë lëndime trupore , është dërguar në spitalin klinik të Tetovës dhe pas marrjes së ndihmës së parë është lëshuar në shtëpi. Është kryer hetim në vendin e ngjarjes ndërsa shkak i këtij aksidenti ka qenë shpejtësia e papërshtatshme me kushtet në rrugë, ndërsa dëmi material është llogaritur 90 mijë denarë”, njofton Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë, transmeton Televizioni Koha.

Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar të tjerë gjatë aksidentit pasi që në orët e natës byrektoret janë vende shumë të frekuentuara në Tetovë. Ndryshe gjatë muajit të kaluar dhe këtij muaji në Tetovë dhe më gjerë numri i atyre që kanë humbur kontrollin dhe kanë dalë nga rruga është mbi 20, si rezultat i mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet në rrugë. Këto aksidente më së shpeshti kanë ndodhur gjatë kohës me shi kur rruga është e rrëshqitshme, ndërsa nga goditjet në shumicën e rasteve vozitësit kanë shkatëruar mburojat në rrugë, disa të tjera kanë goditur shtylla elektrike, varësisht se ku ka ndodhur aksidenti.

Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë edhe njëherë apelon që të mos vozitet me shpejtësi të madhe, sidomos kur ka të reshura, ndërsa vozitësit të jenë maksimalisht të koncentruar dhe të respektojnë rregullat për shpejtësinë e lejuar por edhe rregullat tjera në komunikacion.

Gjithashtu policia apelon që vozitësit mos bëjnë akrobacione në rrugë ku do të shkaktojnë prishje të rendit dhe qetësisë publike, sepse aktet e këtilla do të sanksionohen ku dënimi për këtë shkelje është 45 euro në kundërvlerë me denarë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *