Home / Lajme / Maqedoni / Tetovari përballet me një bandë të armatosur

Tetovari përballet me një bandë të armatosur

Tetovë, 15 Korrik – 45 vjeçari nga Tetova me iniciale Q.R. natën e kaluar shpëtoi një tmerr të vërtetë ku papritmas disa persona kanë “kërcyer” me kallashnikovë dhe shkopinj gome nga automjeti i tyre.

Sipas policisë së Tetovës, Q.R 45 vjeçari duke lëvizur në këmbë në këtë rrugë ka vërejtur veturë të parkuar nga e cila kanë dalur me shpejtësi dy persona të maskuar.Sipas njoftimit të lëshuar nga Sektori për Punë të Brenëshme në Tetovë të dy personat e maskuar kanë qenë të armatosur me pushkë automatike kurse njëri prej tyre ka pasur edhe një shkop bejsbolli. “Personi me shkopin e bejsbollit mënjëherë është hedhur mbi atë dhe ka filluar ta godasë në shpinë, por Q.R i është kundërvënë dhe e ka shtrirë për toke sulmuesin por mënjëherë në sulm është bashkangjitur edhe personi tjetër i maskuar i cili me kundakun e pushkës e ka goditur në kokë. Me këtë rast Q.R duke u fshehur pas veturave është larguar nga vendi i ngjarjes. Në ikje e sipër njëri nga personat e maskuar me pushkë ka shtënë disa herë por nuk e ka kapur me ç`rast kanë hyrë në veturë dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, njoftoi Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë.

Pas kësaj ngjarje si nëpër filma i sulmuari është dërguar në spitalin klinik të Tetovës ku i është dhënë ndihma e parë, raporton Tv KOHA.

“Qytetarët e rastit që kanë qenë afër kanë thirrur ndihmën e parëë dhe me automjetin e ndihmës së parë Q.R është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovë ku i është dhënë ndihma e parë ngase ka qenë i lënduar në këmbën e majtë”, ka bërë të ditur Policia e Tetovës, njofton Tv KOHA.

Mënjëherë në vendngjarje kanë dalur Prokurori publik dhe ekipe të Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë të cilët kanë kryer hetim në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dy gëzhoja plumbi të kalibrit 7, 62 milimetër, një plumb i pashkrepur, gjurmë të gjakut të cilët janë marrë dhe do të analizohen”, njoftoi policia e Tetovës. Nga të shtënat, janë dëmtuar edhe disa vetura të parkuara ndërsa Policia ka bërë të ditur se janë marrë masa dhe aktivitete për zbardhjen e plotë të rastit, transmeton Tv KOHA.

Ende nuk dihen motivet dhe arsyet e këtij sulmi.Jozyrtarisht mësohet se personi i sulmuar nuk ka jetuar në këtë lagje por ka qenë duke lëvizur, ndërsa pista e parë e dyshimit të policisë është se shkak i këtij incidenti mund të jenë mosmarrëveshje familjare. Njofton TV KOHA

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *