Home / Lajme / Maqedoni / Tetovari stërvit Selena Williams me ‘toptha’ akullorje (VIDEO)

Tetovari stërvit Selena Williams me ‘toptha’ akullorje (VIDEO)

Serena Williams nuk ka mundur t`i shmanget atraksionit, traditë shumëvjeçare e kësaj pastiçerie, ku mjeshtërit me shumë art manipulojnë me “topthat” e akullores.

Në pastiçerinë Fontana, të quajtur edhe “te Bakiu”, sipas emrit të pronarit të saj Baki Ramadani, nga Kamjani i Tetovës, hedhja e “topthave” të akullores shndërrohet në shou të vërtetë dhe akullorja fluturon edhe brenda në lokal, po edhe jashtë në shesh.

Sportistja e famshme erdhi në Kroaci për t`u stërvitur, por gjeti kohë edhe për argëtim dhe pushim. Serena Williams disa ditë i kaloi në Novigrad dhe Umag, ku pati stërvitje për turneun US Open.Por, edhe pse e zënë me stërvitje intensive, tenistja e famshme gjeti kohë për lojë me akullore në pastiçerinë e një shqiptari në Poreç. Ndërsa kamarieri ia hedh me mjeshtëri “topthin” e akullores, ajo arriti që ta pres me gojë.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *