Home / Lajme / Maqedoni / Tetovës: 10 të lënduar, 6 polic dhe 4 protestues (VIDEO)

Tetovës: 10 të lënduar, 6 polic dhe 4 protestues (VIDEO)

Tetovë, 06 Korrik – Sipas informatave zyrtare nga Spitali Klinik i Tetovës bëhet e ditur se ndihmë mjekësore kanë këkruar 7 persona, prej tyre katër protestues dhe 3 polic. Të gjithë të lënduarit kanë marrë ndihmë mjekësore dhe mënjëherë janë lëshuar për mjekim shtëpiak, pa lëndime serioze.

10 të lënduar është bilansi i përleshjeve të sotme mes demotrantëve dhe policisë së Tetovë.Në përleshjet e sotme në rrugën që çon tek selia e BDI-së, gjegjësisht në afërsi të udhëkryqit tek shkolla e mjekësisë për në Reçicë të Vogël, me lëndime kanë përfunduar 6 protestues dhe 4 polic, njofton Televizioni Koha.

Sipas informatave zyrtare nga Spitali Klinik i Tetovës bëhet e ditur se ndihmë mjekësore kanë kërkuar 10 persona, prej tyre 6 protestues protestues dhe 4 polic, bën të ditur, Televizioni Koha. Të gjithë të lënduarit kanë marrë ndihmë mjekësore dhe mënjëherë janë lëshuar për mjekim shtëpiak, pa lëndime serioze, transmeton Televizioni Koha.

Ndonëse kamerat nuk kanë mundur të rregjistrojnë mësohet se njëri prej të lëndurave ka qenë i moshës së re dhe ishte plagosur me pjesë të shok bombës në dorë, raporton nga vendi i ngjarjes tv koha. Disa të tjera kanë marrë lëndime nga shkopnijët e gomës dhe gazi lotsjellës, kurse policët edhe pse me maska dhe me mbrrojtje megjithatë janë lënduar me gurrëz, raporton Televizioni Koha.

Policia sot në Tetovë ka mbrojtur selinë e VMRO-DPMNE_së dhe gjykatën e Tetovës, krahas fortifikimit të madh të selisë qendrore të BDI-së në Recicë të Vogël nga Policia e Maqedonisë. Nga Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë theksuan se deri në përfundim të protestave nuk ka pasur asnjë demostrant të arrestuar, njofton Televizioni Koha.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *