Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi mbron Arben Xhaferin, përkrah protestat politikisht (VIDEO)

Thaçi mbron Arben Xhaferin, përkrah protestat politikisht (VIDEO)

Tetovë, 06 Korrik – Thaci për gjendjen në Shkup tha se nuk reagohet me fjalë, por me vullnet politik, ne jemi në vështirësi të reagimit tonë, 153 mijë votues që llogariten gati 2/3 janë dhënë kësaj poltike të Car Dushanit politikës së represionit dhe ne me shumë vështirësi arrijmë ta shtyjmë përpara qëndrimin tonë, vlerësimin tonë, dhe rezistencën tonë.

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi sonte në një iftar të përbashkët me kryesinë e kësaj partie, kryetarët degëve dhe nëndegëve, mbrojti figurën e Arben Xhaferit siç transmeton TetovaSot Thaçi tha dora e zgjatur e UDB-së , Ziadini, Kimi, Ruzhda budallë, Vlera budallicë mundohen që Arben Xhaferin ta paraqesin si vlerë jashtë PDSH-së. ” Është një ditë e veçant për të kujtuar figurën e Arbër Xhaferit, sepse ditët e fundit me të madhe mundohen ta keqpërdorin, si Ruzhda budallë, Kim Mehmeti I cili ska lanë ofendime, sharje pa thanë dhe pa shkrujt për Arben Xhaferin dhe deri te kremi I tradhtisë Ziadini, bashkë me Kimin, Alsatin, Almakosin, dorë e zgjatur, e vet UDB-së , Rankoviçit, Gligorovit, Cërvenkovskit, mundohen që Arben Xhaferin ta paraqesin si vlerë jashtë PDSH-së. Duan apo sduan, historia e thotë të vërteten Arben Xhaferi është vlerë ekskluzivisht e PDSH-së,. Ju keni pasur shumë mundimë ditët e fundit, Pse nuk hyrëm ne Qeveri, pse u bë kaq keq, ose ai plaku në Karposh, masi ua thyen krjet shitoren dhe u a shkatruan shtëpitë, tha fajët I ka Menduh Thaçi, dhe Ali Ahemti a rezultati ka qenë 600 me 100 në Nerez” tha Thaçi

Ai tha se PDSH-ja do të bëjë reforma me të rinjtë jo me dorën e zgjatur të UDB-së “Kur do ta bëjë reformën PDSH-ja nuk e di se cili krah do të humbë, këto që mbajnë ramazan apo ato që smbajn ramazan, nuk humbet asnjë krah, ne jemi PDSH dhe respektojmë të drejtat e njeriut.

Mos ja haje mendja askujt se dora e zgjatur e UDB-së, Kimi , Alsati, Almakosi, dhe Ziadini do ta arrinë që të ulen këmbëkryq në PDSH këtë ua garantojë së asnjëhëre sdo të bëhet. Na krijojën vështirësi shumë të mdhaja edhe te aletët tonë ndërkombëtar, sepse bejteja jonë bëhet shumë e vështirë, se ne shiqojmë kur njerëzit nuk kuptojnë realisht se çka është tu ndodh”.

Thaci për gjendjen në Shkup tha se nuk reagohet me fjalë, por me vullnet politik, ne jemi në vështirësi të reagimit tonë, 153 mijë votues që llogariten gati 2/3 janë dhënë kësaj poltike të Car Dushanit politikës së represionit dhe ne me shumë vështirësi arrijmë ta shtyjmë përpara qëndrimin tonë, vlerësimin tonë, dhe rezistencën tonë.

Ai gjiashtu tha se e drejtë është të protestohet çfardo padrejtësie që ndodh, dhe për rastin e fundit “MONSTRA”, por protesta duhet drejtohet aty ku duhet. Ju kujtohet para vitit 2013 kleriku I BFI-së doli me qëndrim se janë marrë veshë me BDI-në që nuk do të ndërtohet shtëpia e oficerëve mbi themelet e Burmali Xhamisë, ndodhi u ndërtu dhe kreliku i BFI-së është I heshtur ashtu si miu I lagur në vjeshtë të vonuar në kuadër të atij insitucioni.

Edhe një herë ju themi se ne i mbështesim protestat mirëpo ne jemi edhe koka intelektuale dhe racionale, I lust ë gjithë shqiptarët mos ta humbin shpresën tek procesi demokratik, dhe mos ta humbin shpresën tek aleatet tanë BE, NATO-ja dhe SHBA-ja.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *