Home / Lajme / Rajon / Thaçi, nga tuneli, tregon për dritën

Thaçi, nga tuneli, tregon për dritën

8 korrik-Nga sot, ora ka filluar të numërojë hapat që duhet të ndërmarrim për t’u siguruar se Kosova do të ketë institucione të qëndrueshme, gjithë përfshirëse dhe të afta për realizimin e Misionit të Ri.

Kryeministri në detyrë Hashim Thaçi, konsideron se zgjedhjet e 8 qershorit do të mbahen mend për transformimin radikal që i bënë shoqërisë sonë dhe partive politike që garuan.

Thaçi, konsideron se se blloku që siç ai e ka quajtur, “i inatit” për bllokimin e Misionit te Ri, me krijimin e krizës politike dhe institucionale, ka pasur një qellim afatshkurtër, i cili tashmë konsiderohet si i tejkaluar.

Më poshtë po ju sjellim postimin e plotë të Thaçit në Facebook:

Zgjedhjet e qershorit nuk do të mbahen në mend kohë të gjatë vetëm për faktin se ato ishin të lira dhe demokratike, në të cilat PDK doli fituese për herë të tretë nëpërmjet projektit Misioni i Ri i cili tashmë është projekt i qytetarëve të Kosovës pavarësisht bindjeve të tyre politike.

Mbi te gjitha, këto zgjedhje do te mbahen mend edhe për transformimin radikal që i bënë shoqërisë sonë dhe partive politike që garuan.

Kështu për shembull, PDK arriti fitoren e saj vetëm falë projektit nacional Misioni i Ri, qe tejkalon interesat e ngushta partiake dhe fokusohet vetëm ne dy çështje thelbësore nacionale, punësimin dhe zhvillimin ekonomik.

Ndërsa transformimin rrënjësor, këto zgjedhje e arritën ne fazën e dytë, në momentin kur partitë politike ( e dyta, e treta, e katërta dhe e pesta) duke anashkaluar çdo kriter dhe parim, u bënë bashkë dhe formuan një “besëlidhje” të bazuara në interesa të ngushta personale dhe të inatit.

“Besëlidhja” e inatit, u bë faktor i tendencës për bllokimin e implementimit të vullnetit të qytetarëve, shprehur nëpërmjet Misionit të Ri.

Ky bllok i përkohshëm ndryshoi dhe tjetërsoi sidomos partinë e tretë politike (shqiptare).

Kjo parti me vrull shkeli të gjitha idealet dhe parimet e saj të proklamuara, vetëm e vetëm që ta forcojë bllokun e inatit.

Kështu, kjo parti me shpejtësi rrufeje hoqi dore nga gjithçka që votuesit e saj kishin besuar, duke përfshire këtu idealin e saj për bashkim kombëtar dhe ndërprerjen e dialogut me Serbinë.

Si do qe te jete, unë mendoj se blloku i inatit për bllokimin e Misionit te Ri, me krijimin e krizës politike dhe institucionale, ka pasur një qellim afatshkurtër, i cili tashmë konsiderohet si i tejkaluar.

Dje presidentja e Republikës së Kosovës e përcaktoi datën për konstituimin e Kuvendit të ri të Republikës së Kosovës. Tani është momenti që të gjithë aktorët politikë të bëhen serioz dhe ta respektojnë votën e qytetarëve dhe vullnetin e tyre.

Nga sot, ora ka filluar të numërojë hapat që duhet të ndërmarrim për t’u siguruar se Kosova do të ketë institucione të qëndrueshme, gjithë përfshirëse dhe të afta për realizimin e Misionit të Ri. Unë besoj, ashtu siç besojnë edhe qytetarët e Kosovës, se bashkimi ndërmjet spektrit politik kosovar, duhet të bëhet për shkak të interesave shtetërore dhe jo tekeve apo inateve personale.

Ditët në vijim janë vendimtare që ne ta dëshmojmë pjekurinë dhe aftësinë tonë politike, për t’iu dhënë qytetarëve çfarë ata presin nga ne – qeverinë e cila do të jetë e aftë për të zbatuar MISIONIN E RI.

Unë i besoj këtij projekti dhe këtij qëllimi po aq fuqishëm sa i besojnë qytetarët e Kosovës.

Unë që tani e shoh dritën në fund të tunelit! HTH

Gjithashtu lexo

Në çdo 32 kërkesa për azil, ja sa shqiptarë kanë mundur të përfitojnë

Numri i kërkesave për azil nga shqiptarët në vendet e BE-së në 2016-ën arriti në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *