Home / Lajme / Maqedoni / Tregu bosh trotuaret përplot me shitës (VIDEO)

Tregu bosh trotuaret përplot me shitës (VIDEO)

Tetovë, 10 Korrik – Edhe pse në fillim të këtij viti është hapur tregu i ri me shumicë në afërsi të stacionit të autobusave megjithatë i njëjti nuk përdoret nga shitësit, njofton Televizioni Koha.

Në rrugët e Tetovës gjithandej vërehen shitës në trotuare, kurse më shumë i vëren përgjatë rrugës për tek qendra sportive të cilët me kamion dhe traktorë uzurpojnë hapësirat publike. Edhe pse disa herë të njëjtit gjobiten nga ana e policisë megjithatë sërish ata qëndrojnë në atë vend edhe pse tregu ekziston afër aty. Kryesisht këta shitës qëndrojnë në rrugën për tek qendra sportive dhe në bulevardin Bllagoja Toska, po kohëve të fundit vërehen edhe në bulevardin e Ilindenit.

Nga ndërmarrja Publike Komunale Tetova – Tetovë theksojnë se këtë javë kanë urdhëruar inspektorët komunal që të jenë më të rreptë ndaj këtyre shitësve.

“ Këtë çështje e kemi trajtuar në ndërrmarjen tonë. Madje këtë javë kemi pasur edhe takime me inspektorët komunal lidhur me shitësit me shumicë që kanë uzurpuar trotuaret nëpër Tetovë. Kemi urdhëruar inspektorët që të jenë më të rreptë ndaj këtyre shitove dhe të njëjtit ti adresojnë në tregun e ri”, tha Xhelal Ceka, drejtor i Ndërmarrjes Publike Komunale Tetova-Tetovë, transmeton Televizioni Koha.

Nga kjo ndërmarrje bëjnë të ditur se në këtë periudhë gjithnjë më shumë ka shitës të tillë të cilët nuk hfrytëzojnë tregun.

“Kësaj radhe nuk do të ketë tolerime ndaj atyre që sheshin në rrugë dhe uzurpojnë pronën publike, sidomos ata që janë afër tregut. Edhe pse distanca për në tregun e ri është shumë e vogël, megjithatë shitësit preferojnë të shesin në trotuare dhe vende tjera publike, ku pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve n disa raste pengojnë edhe zhvillimin normal të komunikacionit”, tha drejtori Ceka, transmeton Televizioni Koha.

Nga policia e Tetovës theksuan se ndaj këtyre personave shpesh herë është janë shqiptuar dënime por të njëjtit vijojnë të ushtrojnë veprimtarinë e tyre në trotuare. Bëhet e ditur se gjobat ndaj këtyre shitësve arrijnë deri në 300 euro. Deri më tash në tregun e ri me shumicë i cili ende nuk ka filluar të funksinojë janë rezervuar 15 vende për shitje bëjnë të ditur nga NPK-ja. Në këtë treg do të shitet me shumicë ndërsa kapaciteti i tij është për 40 automjete më të mëdha. Drejtori Ceka, thotë se hapësira është rreth 3000 metra katrorë ndërsa qëndrimi ditor do të jetë 150 denarë, kurse mujor 3000 denarë.

Ndryshe, ideja për një treg për shitje me shumicë në Tetovë sipas drejtuesve të NPK-së ishte se deri më tash prodhimet e ndryshme me shumicë është zhvilluar nëpër trotuare dhe krahas pengimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve poashtu edhe prodhimet kanë qenë të ekspozuara në vende të papërshtatashme megjithatë që nga muaji mars e këndej ende nuk ka filluar të funskionojë tregu i ri. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *