Home / Lajme / Maqedoni / UEJL marrëveshje me kompanitë në kuadër të programit studimor të integruar (VIDEO)

UEJL marrëveshje me kompanitë në kuadër të programit studimor të integruar (VIDEO)

Tetovë, 09 Korrik – Një marrëveshje bashkëpunimi në UEJL është nënshkruar në mes të Universitetit të Evropës Juglindore dhe kompanive Dauti Komerc”, “Princ”, “Alma-M”, “Vezë Sharri”, “Nd Ballkan”, dhe “Korabi”.

Në këtë eveniment ka qenë i pranishëm edhe kryetari i odës ekonomike të Maqedonisë veriperëndimore. Kjo marrëveshje është nënshkruar për realizimin e punës praktike në kuadër të programit studimor të integruar: “Menaxhmenti Bashkëkohor i Ndërmarrjeve “.

Ky projekt ka filluar të realizohet vitin e kaluar në përkrahje të ambasadës gjermane ku qëllimi është që studentët të cilët janë të inkuadruar në këtë projekt të ndjekin njëkohësisht edhe punën praktike dhe atë teorike për të qenë më të përgatitur për në të ardhmen.

Sipas rektorit të UEJL-së Zamir Dika ky projekt tashmë është duke u aplikuar në universitete më të njohura në Gjermani dhe ane mbarë botës ndërsa UEJL është universiteti i parë që e aplikon këtë sistem të këtillë.

Ndërsa kryetari i odës ekonomike të Maqedonisë veriperëndimore Menderes Kuçi tha se programet e këtilla kanë për qëllim që të nxisin ekonominë, vendit i japin një zhvillim ekonomik, kompanitë të cilët nënshkruan sot janë kompani të fuqishme dhe ne besojmë se në të ardhmen këto kompani do të jenë edhe një shembull në rajon.

Ndërsa përfaqësuesja e ambasadës gjermane në Maqedoni tha se kjo praktikë është duke u zhvilluar në vendin me zhvillim më të madh në Evropë si në Gjermani dhe kjo ka bërë që Gjermania të jetë një ndër vendet më të zhvilluara në botë. Ne të ambasadës Gjermane në Maqedoni nga sektori i kulturës ku hynë edhe arsimi dhe nga sektori ekonomik, i kemi dhënë mbështetje këtij projekti dhe besoj se do të jep rezultate të shkëlqyera.

Përfaqësuesit e kompanive u shprehën se ata me këtë nuk janë duke ndihmuar vetëm studentët, por edhe njëkohësisht bëjnë investim në sektor të caktuar të kompanive të tyre me të cilat ata deri më tani kanë pasur mungesë dhe vështirësi që ti gjejnë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *