Home / Lajme / Maqedoni / UEJL marrëveshje me universitetin Haxhi Zeka të Pejës

UEJL marrëveshje me universitetin Haxhi Zeka të Pejës

15 korrik-ektori Dika me këtë rast u shpreh i gëzuar që UEJL vazhdimisht lidh marrëveshje bashkëpunimi me universitete të mirënjohura, duke bërë që ky universitet të jetë një universitet me standarde evropiane, njoton Tv KOHA.

Me një ceremoni solemne në është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi midis Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë dhe Universitetit publik “Haxhi Zeka”, të Pejës. Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë nga ana e dy rektorëve, Zamir Dika dhe Naser Mrasori. Rektori Dika me këtë rast u shpreh i gëzuar që UEJL vazhdimisht lidh marrëveshje bashkëpunimi me universitete të mirënjohura, duke bërë që ky universitet të jetë një universitet me standarde evropiane, raporton Tv KOHA.

“Është kënaqësi e veçantë të nënshkruaj sot marrëveshje për bashkëpunim me Universitetin e Pejës “Haxhi Zeka”, dhe kolegun tim të nderuar Naserin një marrëveshje bashkëpunimi mes dy universiteteve e cila në vete ngërthen bashkëpunim në të gjitha fushat, qoftë në fushën e këmbimit të mësimdhënësve, këmbimit të studentëve por edhe në fushën e hulumtimit shkencor”, tha Zamir Dika, rektor i UEJL-së.

Nga ana e tij Naser Mrasori rektor i Universitetit Haxhi Zeka u shpreh se ndjehet krenar që ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi më UEJL-në duke ditur se ky universitet është një ndër më të suksesshmit dhe duke marrë parasysh se në këtë Universitet studiojnë edhe student nga Kosova.

“Ne me përpikëri do ta zbatojmë këtë marrëveshje e cila parashikon bashkëpunimin dhe këmbimin e stafit akademik, mobilitetin e studentëve dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme shkencore dhe hulumtuese dhe me një afërsi kaq të madhe që kemi ne, besoj që do e shtojmë bashkëpunimin edhe më shumë, pasi universitetet e vogla janë treguar gjithnjë e më të suksesshme se sa universitetet e mëdha në këto bashkëpunime”, deklaroi Naser Mrasori, Rektor i Universitetit “Haxhi Zeka”.

UEJL ka të nënshkruara një sërë marrëveshjes me universitete nga rajoni, transmeton Tv KOHA.

Marrëveshja ka të bëjë me këmbëimin e stafit akademik, studentëve dhe një sërë bashkëpunime të tjera akademike.Tv KOHA

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *