Home / Lajme / Maqedoni / Uji në Banjat e Tetovës është i pijshëm (VIDEO)

Uji në Banjat e Tetovës është i pijshëm (VIDEO)

Tetovë, 11 Korrik – Në një njoftim ekskluziv për Televizionin Koha nga Enti për Mbrojtje të Shëndetit në Tetovë bëhete ditur se tashmë uji mineral në Banjat e Tetovës është i pastër dhe mund të shfrytëzohet për pije.

Uji mineral në Banjat e Tetovës lejohet për pije. Në një njoftim ekskluziv për Televizionin Koha nga Enti për Mbrojtje të Shëndetit në Tetovë bëhete ditur se tashmë uji mineral në Banjat e Tetovës është I pastër dhe mund të shfrytëzohet për pije, njofton Televizioni Koha.

Mjeku Ratko Davidkovski tha se mostrat e ujit mineral në Banjat e Tetovës tek (kthesa e parë dhe për në Teqenë e Shipkovicës) janë të mira dhe uji është i pijshëm. Analizat e këtyre ditëve të kryera kanë treguar se uji është i pastër për nga përmbajtja mikrobiologjike, fizike dhe kimike.

“Uji duhet të konsumohet në sasi të vogël dhe të mos jetë zëvendësues për ujin e thjeshtë, sepse janë të pasur me minerale. Poashtu edhe uji në çezmën publike karshi hidrocentralit në rrugën për një Banjat e Tetovës është i sigurt për pije”, tha Davidkovski, transmeton Televizioni Koha.

Para dhjetë ditëve uji mineral për pije në banjat e Tetovës u ndalua pë konsumim por analizat e sotme kanë treguar se uji është i pastër dhe mund të pihet. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *