Home / Lajme / Maqedoni / Veljanoski ‘nuk çan’ kokën për diasporën shqiptare

Veljanoski ‘nuk çan’ kokën për diasporën shqiptare

23 korrik-Velajnoski është etnocentik dhe nuk çan kokën për mërgimtarët shqiptarë, edhe pse ata janë sponzoruesit kryesor të arkës shtetërore me remitancat dhe investimet e tyre kapitale në Maqedoni.

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanoski ka thurur vargje dhe elozhe për diasporën maqedonase.

Sipas tij, këto dy dekada të pavarësisë mu diaspora e Maqedonisë ka qenë dhe do të jetë, promovuesi më i madh në mbarë botën i popullit të Maqedonisë dhe identitetit të vet gjuhësor dhe kulturor, e gjithsesi me atë edhe shtetit të Maqedonisë, raporton agjencia e lajmeve INA.

Ai nuk përmend askund diasporën shqiptare, ruajtjen dhe kultivim e gjuhës dhe kulturës shqiptare.

Velajnoski është etnocentik dhe nuk çan kokën për mërgimtarët shqiptarë, edhe pse ata janë sponzoruesit kryesor të arkës shtetërore me remitancat dhe investimet e tyre kapitale në Maqedoni.

Komentet e Veljanovskit, u bënë në Konferencës dyditore të pestë vjetore të organizatave mërgimtare maqedonase, ku po marrin pjesë 115 përfaqësues nga 143 organizata të mërgimtarëve nga katër kontinentet dhe 20 mysafirë nga organizatat e maqedonasve dhe bashkësitë në fqinjësi

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *