Home / Lajme / Maqedoni / Vetëndizet një kamion me dru në Gostivar (VIDEO)

Vetëndizet një kamion me dru në Gostivar (VIDEO)

Mavrovë, 17 Korrik – Në parkun nacional Mavrovë, në afërsi të fshatit Leunovo ka marrë flakë një kamion i ngarkuar me dru, transmeton Televizioni Koha.

Vetëndizet kamioni që transportonte dru pronë e një ndërmarrje nga fshati Zhelinë në afërsi të fshatit Leunovë në rrugën regjionale Bunec-Leunovë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8:40 minuta, kur në afërsi të fshatit Leunovë, duke lëvizur është vetëndezur automjeti transportues Mercedes”, me targa të Tetovës që e ka drejtuar 19 vjeçari M.I nga fshati Zhelinë, njofton Policia e Tetovës, transmeton Televizioni Koha.

Sipas tregimit të shoferit, fillimisht është përhapur tym pas ulëses së bashkëudhëtarit, ndërsa më pas zjarri është përhapur edhe në pjesën e parme. Vozitësi ka tentuar që të shuajë zjarrin dhe më pas ka ftuar njësinë e zjarrfikësvem dhe është larguar nga automjeti, nga e cila në një moment është dëgjuar edhe shpërthim.

Me angazhimin e zjarrfikësve të cilët kanë arritur në vendngjarje, zjarri është lokalizuar, ndërsa automjeti është djegur dhe është jashtë funksionit, ndërsa gjatë ditës së nesërme do të largohet nga vendi dhe do të transportohet ndërsa bëhet e ditur se nuk ka pasur të lënduar.

Ekipet e policisë së Gostivarit kanë kryer hetime në vendngjarje dhe janë duke bërë hetime rreth zbardhjes së detajeve. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *