Home / Lajme / Rajon / Veteranët e UÇK’së: Gati për t’iu shkuar në ndihmë shqiptarëve të Maqedonisë

Veteranët e UÇK’së: Gati për t’iu shkuar në ndihmë shqiptarëve të Maqedonisë

8 korrik-Situata në Maqedoni është një paradoks. Kryeqyteti i Kosovës Shkupi, që nga viti 1945 është kryeqytet i kësaj sajese artificiale që e quan veten Maqedoni, dhe që për simbole shtetërore përdor emblemën dhe flamurin e perandorit pellazgo-ilir Aleksandrit të Madh- thonë veteranët.

“Shprehim gatishmërinë tonë si veteranë të luftës, që të ndihmojmë me të gjitha kapacitetet tona, vëllezërit tonë në IRJM, për çfarë do që atyre ju nevojitet, në mënyrë që t’i ipet fund, një herë e mirë represionit sllav:, thuhet në komunikatën OVL’vë të UÇK’së

Problemi i shqiptarëve në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, nuk është problem që doli këto ditë protestash, e as nga procesi i montuar politik “Monstra”, por është problem që daton që nga viti 1912, kur pas shpalljes së pavarësisë kombëtare, Mbretëria Serbe gllabëroi me forcë tokat shqiptare, thonë veteranët.

“Gjatë Jugosllavisë titiste, u formua dhe kombi artificial “maqedon”, ku sllavët e jugut e quajtën veten me një emër që skanë të bëjnë fare me të, as historikisht e as sa i përket dokeve e traditave.

Shovenizmi “maqedon”, u përkujdes që tokat shqiptare, t’i popullojë me sllavë të jugut, në mënyrë që shqiptarët të jenë minoritet në tokën e tyre. Është për lavdatë, rezistenca e kombit shqiptar atje, rezistencë që u zhvillua në mënyra të ndryshme e që kulmoi me luftën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare”, thuhet në komunikatë.

Kjo luftë, sipas tyre, prodhoi të ashtuquajturën “Marrëveshje të Ohrit” e cila edhepse kaloi një dekadë e tërë, nuk arriti të implementohej, për shkak të dinakërisë së shovenistëve sllavë, mbështetjes së vazhdueshme të Serbisë, si dhe joefikasitetit të bashkësisë ndërkombëtare.

Situata në Maqedoni është një paradoks. Kryeqyteti i Kosovës Shkupi, që nga viti 1945 është kryeqytet i kësaj sajese artificiale që e quan veten Maqedoni, dhe që për simbole shtetërore përdor emblemën dhe flamurin e perandorit pellazgo-ilir Aleksandrit të Madh- thonë veteranët.

Represioni i pasuksesshëm i nënshtrimit të shpirtit të madh shqiptar, vazhdoi edhe në shekullin 21, duke kulmuar me rastin e fundit të quajtur “Monstra”, ku pa asnjë provë, të rinjtë shqiptar dënohen me burg të përjetshëm. E tëra kjo me intervenimin direkt të shtetit serb, përkrahur nga prokurorët e gjykatësit shovenist, që dëshirojnë ta zhbëjnë qenien shqiptare nga tokat e tyre.

Duke qenë në përcjellje të vazhdueshme të situatës, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së:

1.Kërkon gjykim me monitorues ndërkombëtar, të rastit të quajtur “Monstra” ;

2.Kërkon nga organet e Republikës së Kosovës, të mos ekstradojnë 2 të rinjt e këtij grupi që gjenden në burgjet e Kosovës ;

3.Fton qeverinë e Shqipërisë dhe qeverinë e Kosovës, që të koordinohen me faktorët politik-shoqëror shqiptar në IRJM, në mënyrë që të kemi një strategji kombëtare e cila fatkeqësisht mungon;

4.Inkurajon vazhdimin e protestave si në IRJM ashtu edhe pranë ambasadave të shtetit artificial “maqedon” kudo në botë;

5.Inkurajon protestuesit që cak i tyre të mos jenë subjektet politike shqiptare, por shovenistët maqedon dhe organet e tyre antishqiptare;

6.Shprehim gadishmërinë tonë si veteranë të luftës, që të ndihmojmë me të gjitha kapacitetet tona, vëllezërit tonë në IRJM, për çfarë do që atyre ju nevojitet, në mënyrë që t’i ipet fund, një herë e mirë represionit sllav.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, do të njoftoj me kohë veteranët dhe popullin tonë liridashës të Kosovës, për veprimet që do të merren karshi kësaj situate.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *