Home / Lajme / Maqedoni / Viktima e katërt e bakterit listeria

Viktima e katërt e bakterit listeria

23 korrik-Menjëherë ka filluar trajtimin me antibiotikë, me terapi antiedematoze, diuretale, antikoagulante, antiulkuse dhe terapi tjetër suportive. Gjendja e saj shëndetësore është përmirësuar, por gjatë ditës së djeshme është paraqitur përkeqësim i menjëhershëm i gjendjes me arrest kardiak edhe krahas masave të ndërmarra për kurim intensiv, gjatë natës gjendja i është përkeqësuar dhe është konstatuar vdekja.

Gjatë natës vdiq pacientja me meningoencefalit listerioz, që për një periudhë të gjatë mjekohej në repartin për kurim intensiv në Klinikën për sëmundje infektive – Shkup, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Bëhet fjalë për një paciente të moshës 55 vjeçe e cila ka qenë në grupin e pacientëve me rrezik për shkak të sëmundjeve kronike. Ky është personi i katërt që ka humbur jetën nga bakteri listeria në Maqedoni. Pacientja, siç theksohet, është hospitalizuar më 7 qershor në repartin për mjekim intensiv në Klinikën Infektive me kokëdhembje, vjellje, temperaturë dhe vështirësi të tjera, të cilat kanë filluar një javë para se të pranohet në klinikë. Menjëherë ka filluar trajtimin me antibiotikë, me terapi antiedematoze, diuretale, antikoagulante, antiulkuse dhe terapi tjetër suportive. Gjendja e saj shëndetësore është përmirësuar, por gjatë ditës së djeshme është paraqitur përkeqësim i menjëhershëm i gjendjes me arrest kardiak edhe krahas masave të ndërmarra për kurim intensiv, gjatë natës gjendja i është përkeqësuar dhe është konstatuar vdekja. Në Klinikën për sëmundje infektive për momentin nuk ka pacientë të hospitalizuar me lister, ndërsa në mënyrë të konsiderueshme është përmirësuar gjendja shëndetësore e foshnjës së hospitalizuar në repartin për neonantologji në Klinikën për sëmundje të fëmijëve.(KOHA)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *