Home / Lajme / Rajon / Vlorë, asgjësohen 555 rrënjë kanabis

Vlorë, asgjësohen 555 rrënjë kanabis

Vlorë, 16 korrik 2014 – Një operacion i policisë së Vlorës, antikanabis i zhvilluar në dy fshatra ka bërë të mundur zbulimin dhe asgjësimin e 555 rrënjëve bimë narkotike të llojit kanabis sativa.

Në fshatin Treblovë të komunës Armen dhe pikërisht në vendin e quajtur “Përroi i Lamajve” janë gjetur të kultivuara në tre parcela të ndryshme 250 rrënjë bimë narkotike me gjatë 80-100 cm.

Ndërsa në fshatin Mazhar të komunës Kotë, në vendin e quajtur “Hija e madhe”, “Gropa e Xhake” dhe “Driza e Vreshtës” janë konstatuar shtatë parcela të ndryshme 350 rrëjnë bime narkotike me lartësi nga 1 m – 1.8 m.

Nga ana e uniformave blu u bë dokumentimi i plotë ligjor si dhe asgjësimi me djegie i lëndës narkotike, ndërsa po punohet për identifikimin e kultivuesve të lëndës narkotike.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *