Home / Lajme / Maqedoni / VMRO-DPMNE reagon ashpër ndaj Naser Selmanit (VIDEO)

VMRO-DPMNE reagon ashpër ndaj Naser Selmanit (VIDEO)

Shkup, 17 Korrik – VMRO DPMNE-ja ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të dhën nga kreu i Shoqatës së gazetarëve Naser Selmani.

Në reagimin e VMRO DPMNE-së thuhet se Naser Selmanit i mungon përqendrimi, i nevojitet publicitet. Si gazetar dhe kryetar i Shoqatës së gazetarëve shumë rallë është aktual, kur do ta ndjej se totalisht është inferior dhe se dikush mundohet ta kritikoj, ulet dhe shkruan tekste apo jep deklarata ku ai dhe gazetarët të cilët janë të afërt me të si institutet e sorosit deklarohen si viktima, të shtypur, nën presion, të kërcënuar, të shantazhuar, se do të burgosen e të ngjashme. Mjafton vetëm të dëgjon dicka dhe menjëherë radhisin të pavërteta. As që kanë fakte dhe as që mundohen të gjejnë. E rëndësishme është që të njollosin pushtetin, e sidomos VMRO-DPMNE-në.

Dëshira më e madhe e tyre është që të arrestohen. Ai jeton për atë ditë dhe shumë do të kishte dhënë që ajo të ndodh. Cfar viktimash do të ketë më pas? Me të vërtetë në këto urime ka konkurrencë të madhe mes sorosit dhe shoqërive së Milçinit. Herë pas herë kolegët e tyre dinë të shkruajnë dicka të tipit: pse nuk më arrestoni? A do të më arrestoni? dhe reaksione të ngjashme të cilat dalin nga dëshira të mëdha që të përcillet perceptim për to si viktima të ndonjë regjimi. Përndryshe të gjithë ata janë humbës një pas një reagon VMRO DPMNE.

Kohëve të fundit janë shtuar analistët të cilët kanë shkruar se dëshirojnë që të arrestohen nga pushteti.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *