Home / Lajme / Maqedoni / VV: Reagimi i vonuar i Qeverisë Thaçi për situatën në Maqedoni

VV: Reagimi i vonuar i Qeverisë Thaçi për situatën në Maqedoni

15 korrik-Në vend të mbështetjes për protestat e drejta të shqiptarëve atje dhe të thirrjes për respektimin e të gjitha të drejtave të nëpërkëmbura të shqiptarëve në Maqedoni, në reagimin e vonuar të Qeverisë së Kosovës u bë thirrje për dialog midis “palëve” duke e shpërndarë përgjegjësinë për dhunën e shfrenuar që u pa në rrugët e Shkupit e qyteteve të tjera.

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë sot me një reagim ndaj pozicionimit të Qeverisë në ikje të Thaçit kundruall protestave të shqiptarëve në Maqedoni.

Në reagim thuhet:

Situata e krijuar në Maqedoni këto ditë pas procesit të padrejtë gjyqësor dhe konfirmimit se dhuna policore e shtetërore është e rezervuar për shqiptarët, e veçanërisht për ata të cilët protestojnë ndaj padrejtësive, nxori në pah po ashtu dhe qëndrimin plotësisht të pavend që paska kryeministri e Qeveria në ikje (e Kosovës – sqarim ynë). Kjo në kushtet kur Maqedonia proserbe e Nikola Gruevskit është shumë më e egër ndaj shqiptarëve sesa Maqedonia e Lubçe Georgievskit.

Në vend të mbështetjes për protestat e drejta të shqiptarëve atje dhe të thirrjes për respektimin e të gjitha të drejtave të nëpërkëmbura të shqiptarëve në Maqedoni, në reagimin e vonuar të Qeverisë së Kosovës u bë thirrje për dialog midis “palëve” duke e shpërndarë përgjegjësinë për dhunën e shfrenuar që u pa në rrugët e Shkupit e qyteteve të tjera.

Ne protestojmë ashpër ndaj reagimit të padrejtë që Qeverisë në ikje e cila i barazoi protestuesit me qeverinë e cila përdor dhunën dhe të gjithë aparatin shtetëror që të shtypë shqiptarët në ngjarjet e fundit e edhe më herët.

Siç jemi deklaruar dhe më herët bëjmë thirrje për lirimin e qytetarëve të arrestuar në protesta, për ndaljen e dhunës e garantimin e të drejtës së protestës.

Po ashtu iu rikujtojmë faktorëve politikë shqiptarë në Maqedoni se çdo qëndrim që neglizhon në heshtje apo aktivisht reagimin e popullit shqiptar në Maqedoni për ndaljen e terrorit dhe dhunës, i kontribuon thellimit të shtypjes së shqiptarëve atje.

Pjesëmarrja e tyre në Qeveri, Kuvend apo dhe institucionet e pushtetit vendor e të tjera nuk ka mjaftuar për ta sanksionuar respektimin e plotë të drejtave politike, ekonomike e shoqërore të popullit shqiptar në Maqedoni, ndaj është momenti për të mbështetur pa kompromis kërkesat dhe protestat të qytetarëve shqiptarë.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *