Home / Lajme / Maqedoni / Xhaferri: Prioritet i Maqedonisë anetarësimi në NATO dhe BE

Xhaferri: Prioritet i Maqedonisë anetarësimi në NATO dhe BE

17 Korrik – Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Musa Xhaferri, gjatë vizitës së tij në Gjermani, sot ka realizuar takim me Dr. Christof Heusgen, drejtor i përgjithshëm i kryeministrisë dhe këshilltarë politikë të jashtme dhe i sigurisë i kancelares gjermane, Angella Merkel.

Zhvillimet politike në vend dhe rajon, implementimi i Marrëveshjes së Ohrit – marrëdhëniet ndëretnike përfshirë këtu edhe protestat që organizohen nga pakënaqësia e vendimit gjyqësor për rastin Monstra, integrimi në strukturat euro-atlantike të Maqedonisë kanë qenë disa temat për të cilat është bërë fjalë në takim.

Zëvendëskryeministri Xhaferri theksoi se prioritet i Maqedonisë mbetet anëtarësimi në NATO dhe në Bashkimin Evropian, duke shtuar se BDI, si pjesë e koalicionit qeveritarë është e përcaktuar për gjetjen e kompromisit rreth çështje së së emrit me Greqin dhe cdo ndihmë në këtë drejtim e faktorit ndërkombëtarë është më se e mirëseradhur.

Integrimi i RM-së, potencoi z. Xhaferri, në organizmat euroatlantike është më shumë se një bazë e shëndoshë dhe faktor i rëndësishëm për marrëdhënie të mira ndëretnike në Maqedoni.

Në këtë takim, përfaqësuesi i qeverisë gjermane u interesua lidhur me masat të cilat duhet të ndërmeren për ndërtimin e mirëbesimit në mes komuniteteve, me crast zëvendëskryeministri Xhaferri theksoi se përdorimi i gjuhës shqipe, ndarja proporcionale e mjeteve publike – buxhetit, investimi në insfrastrukturën dhe ndarja e fondeve në mënyrë të vecant për kulturën shqiptare do të kthenin besimin te institucionet. Ai tha se si shtyllat të cilave duhet ti qasemi në mënyrë te vecant janë jurisprudenca dhe punë të brendshme. Në këto dy sfera duhet të bëhen reforma që të krijohet besimi tek qytetarët dhe njëkohësisht duhet të jenë më transparent gjatë punës së tyre dhe të avancohet përfaqësimi i shqiptarëve.

Ndërkaq, Dr. Christof Heusgen, drejtor i përgjithshëm i kryeministrisë dhe këshilltarë politikë të jashtme dhe i siugurisë i kancellares gjermane, Merkel theksoi se Berlini zyrtar mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe EU.Heusgen tha se zgjidhja e çështjes së emrit dhe raportet ndëretnike janë dy prioritete kryesore të politikës zyrtare të kancelares gjermane.

Gjatë takimi u theksua se kancelarja Merkel ka pasur rastin ti prezanton qëndrimet e Berlin zyrtar si në samitin e Dubrovnikut, në takimet zyrtare ne Bruksel si dhe në raste tjera. Ai tha se Berlini në mënyrë intensive investon për të krijuar një klimë të përshtatshme për dialogun në mes Shkupit dhe Athinës për ta debllokuar rrugën e Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së.

Bashkëbiseduesit në këtë takim kontatuan se marrëdhëniet në mes dy vendeve janë të mira dhe se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *