Home / Lajme / Rajon / Zbulohet trafiku ndërkombëtar i bombave me celularë, 3 në pranga

Zbulohet trafiku ndërkombëtar i bombave me celularë, 3 në pranga

Durrës, 15 Korrik – Policia e Durrësit ka mundur të vërë në pranga 3 persona, pjesë të një trafiku të gjerë të bombave te telekomanduara.

Sipas bluve të Durrësit, në pranga kanë rënë Kleo Gjinkola 22 vjeç lindur dhe banues në Shëngjin, Lezhë, Alban Dodaj 22 vjeç lindur dhe banues në fshatin Laim i Ri, Lezhë dhe Fran Kola 25 vjeç lindur dhe banues ne Balldre, Lezhë, të tre me detyrë ushtar profesionist me pagesë pranë repartit ushtarak 1010, Vau i Dejës, Shkodër. Ata kanë mundur të tregtojnë mina me një çmim që varion nga 1800 deri ne 2500 Euro.

Policia ka mundur të sekuestrojë falë operacionit të koduar “Profesionisti” 7 mina të telekomanduara me anë të telefonave celular, përbërës të të cilave janë 7 eksplozivë të llojit C4; 7 telefona celularë të lidhur me eksplozivat me material sinjal përcjellës dhe 7 mekanizma shpërthyes detonator.

Mësohet se hetimet mbi këtë grup kriminal kanë nisur tre muaj më parë, pasi policia e Durrësit u sinjalizua mbi një linjë të trafikimit të minave me celular nga Mali i Zi në drejtim të Shqipërisë dhe Greqisë.

Gjatë hetimeve të zhvilluara mbi këtë grup kriminal, u arrit të zbulohej i gjithë mekanizimi i kryerjes së këtij aktiviteti kriminal, ku secili prej tyre kishte rol kyç në këtë trafik, që nga sigurimi i lëndës plasëse C4 në Mal të Zi, e deri tek montimi i tyre me aparatet telefonike celulare.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *