Home / Lajme / Maqedoni / Zhongleri Agushi pritet të thejë rekord botëror në Tetovë (VIDEO)

Zhongleri Agushi pritet të thejë rekord botëror në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 10 Korrik – Për Televizionin Koha, Agim Agushi shprehet se një inciativë të këtillë e kishte pasur edhe në vitin 2011 por për shkak të problemeve shëndetësore kishte dështuar një organizim i tillë.

Zhongleri kosovar Agim Agushi, paralajmëron thyerjen e rekordit në Tetovë me zhonglim të topit në kokë duke lëvizur nëpër karrige.Agushi tani më po përgatitet me një intenstitet më të shtuar që në mesin e muajit shtator të godasë topin e futbollin me kokë pa ndërprerë edhe atë duke ecur mbi ulëse. Për Televizionin Koha, Agim Agushi shprehet se një inciativë të këtillë e kishte pasur edhe në vitin 2011 por për shkak të problemeve shëndetësore kishte dështuar një organizim i tillë, njofton Televizioni Koha.

Ai ka aritur që në vitin 2005 të jetë pjesë e librit të Guinisit, më 14 gusht të vitit 2005 në Flensburg të Gjermani, ku ka goditur topin e futbollit me kokë pa ndërprerë në poztiën ulur katër orë e 2 minuta e 1 sekondë.Në librin e rekordeve botërore përsa i përket lojës me topin e futbollit renditet edhe shqiptari Agim Agushi me plot 5 rekorde botërore, njofton Televizioni Koha.

Ai është njëri prej sportistëve të rrallë që ka Republika e Kosovës në sportin performues dhe që ka rekorde të shumta, tashmë është para sfidës së radhës që emri i Tetovës të shënohet në librin e Guinisit.Këtë vit zhongleri i njohur nga Vitia ka vendosur rekord të ri botëror. Ai në Dubai u ngjit në katin e 76-të të ndërtesës Sulafa Toëer për 1 orë, 9 minuta e 25 sekonda duke goditur topin me kokë dhe duke u ngjitur mbrapsht. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *