Home / Lajme / Maqedoni / 5 vjet burg për luftëtarët jashtë vendit (VIDEO)

5 vjet burg për luftëtarët jashtë vendit (VIDEO)

22 Gusht – “Me këto ndryshime të Kodit Penal parashikojmë që ai që përhap mesazhe në tubime, përmes shkrimeve të ndryshme, përmes xhirimeve audio-vizuale, përmes rrjeteve sociale apo mjeteve të tjera komunikuese, si dhe nxit persona të tjerë që të kryejnë veprën penale të mësipërme, do të dënohen me burg, së paku 4 vjet”, tha Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme.

Qeveria ka iniciuar ndryshime të reja në Kodin Penal të cilat ashpërsojnë ndëshkimet për pjesëmarrësit në konfliktet jashtë vendit. Me këto ndryshime përfshihen për herë të parë edhe pjesëmarrësit, përveç organizatorëve të rekrutimit siç ishte deri tani. Dënime do të ketë edhe për nxitësit si dhe mbështetësit financiar, dhe dënimi ndaj tyre do të jetë, më së pakti 5 vjet burg. Me këtë ashpërsim, sipas ministres së brendshme Gordana Jankullovska, plotësohet zbrazëtira ligjore e deritanishme në Kodin Penal për pjesëmarrësit në luftërat e huaja. Ndryshimet dhe plotësimet do t’i propozohen parlamentit me procedurë të shkurtuar, për shkak të peshës së tyre.

“Propozojmë që personi, i cili do të krijojë, organizojë, rekrutojë, bartë apo organizojë transport, do të pajisë, trajnojë persona apo grupe për pjesëmarrje në ushtri të huaj, polici dhe formacione të tjera, të dënohet me burg së paku 5 vjet. Po ashtu, me këto ndryshime në Kodin Penal parashikohet dënim me burg së paku 5 vjet për atë që në mënyrë direkte apo indirekte do të japin, sigurojnë, ofrojnë, mbledhin apo fshehin fonde financiare, mjete materiale apo pajisje që do të dedikohen për kryerjen e veprës së tillë penale”, deklaroi Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme.

Më këto ndryshime, vepër penale do të konsiderohet edhe nxitja përmes thirrjes në mjete të ndryshme komunikimi, përfshi edhe rrjetet sociale.

“Me këto ndryshime të Kodit Penal parashikojmë që ai që përhap mesazhe në tubime, përmes shkrimeve të ndryshme, përmes xhirimeve audio-vizuale, përmes rrjeteve sociale apo mjeteve të tjera komunikuese, si dhe nxit persona të tjerë që të kryejnë veprën penale të mësipërme, do të dënohen me burg, së paku 4 vjet”, tha Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme.

Sipas ministres Jankullovska, numri i saktë i shtetasve të Maqedonisë që marrin pjesë në luftërat e huaja nuk dihet, për shkak se të dhënat që i posedon shteti janë operative, si dhe për faktin se nuk ka një organ kompetent që merret me këtë çështje. Në opinion deri tani janë publikuar emrat e 4 shtetasve të vranë në konfliktin në Siri, të cilët kishin luftuar në anën e kryengritësve.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *