Home / Lajme / Rajon / Abeja:’Ushtari shqiptar që ka pasur vlerë sa 1000 ushtarë’

Abeja:’Ushtari shqiptar që ka pasur vlerë sa 1000 ushtarë’

13 gusht-Ai është njëherit personi i vetëm që është dekoruar nga tre kryetarët, atij të Shqipërisë, Kroacisë dhe të Kosovës. Ka qenë i arsimuar, ndërsa ka folur katër ose pesë gjuhë të huaja. Kjo tregon mjaft se për çfarë personaliteti bëhet fjalë, mbase jeta e tij në pjesë të madhe ishte e heshtur.

Bashkëluftëtarët e tij kanë dëshmuar se si “Shok’ thjesht pa asnjë shpjegim ka shkuar në territoret e armikut, ka kryer detyrën dhe është kthyer. Banorët e Komarevas akoma mbajnë mend se si shok duarthatë nga toka ka nxjerr granatën e paekpsloduar, dhe atë me lehtësi dhe gjakëftohtësi të paparë.

Janë bërë 16 vite nga vdekja e ushtarit Bekim Berisha. Shumë vullnetarë, mbrojtës dhe veteranë, pavarësisht se a janë ndodhur në jug, Sllavoni apo në betejën e Banovinës, më mirë dinë për këtë ushtar të madh me pseudonimin ‘Shok’ (mik shqiptar).

Berisha ka qenë njëri nga heronjt e heshtur i cili është shfaqur pothuajse nga anonimiteti, duke u bërë mit i madh i luftës për atdhe dhe ngjajshëm. Është zhdukur. Vetëm me insistimin e ushtarëve kroatë, emri tij është bërë i njohur, dhe kështu vitin e kaluar Bekim Berisha është nderuar me urdhërin ‘Hrvatskikriz’. Pse ky nderim ka shkuar në duart e familjarëve të të ndjerit?

Berisha është shfaqur në vitin 1991 në Komarevë, ku thuhet se ka ardhur nga Belgjika duke iu bashkëngjitur vullnetarëve të parë në Kroaci, pjesëtarëve të batalonit të 57-të të pavarur nga Sisaku, përkatësisht korit të gardës popullore.

Bashkëluftëtarët e mbajnë mend si shumë modest dhe vetëmohues 25 vjeçarin, i cili pati filluar si ushtar i rëndomtë, por që shpejtë u kthye në gjithçka, dhe jo vetëm i rëndomtë.

Në mënyrë të pavarur ka shkuar në vëzhgime dhe ka kryer diversione, rreth të cilave nuk ka folur shumë. Bashkëluftëtarët e tij kanë dëshmuar se si ‘Shok’ shumë thjesht dhe pa ndonjë shpjegim ka shkuar në territore të armikut, ka kryer detyrën dhe është kthyer. Banorët e Komarevës akoma mbajnë mend se si Shok duarthatë ka nxjerr nga toka granatën e pa eksploduar, dhe atë me gjakëftohtësi dhe lehtësi të paparë.

Shok është plagosur rëndë në aksionin e 16 qershorit të vitit 1992 gjatë kryerjes së detyrave luftarake në betejën e Sllavonisë lindore.

Në pranverë të vitit 1992, Bekimi ndjen thirrjen edhe të një shteti që klithte për ndihmë dhe në të cilën lufta shkaktonte zemërim- Bosnjë.

Në BosanskaPosavinë sërish dëshmohet në luftë kundër serbëve të Bosnjës, por rruga luftarake e tij nuk përfundon aty.

Ai shkon në Kosovë, e cila ishte përfshirë po ashtu nga lufta, dhe bëhet njëri nga komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me kalimin e kohës bëhet gjeneral i UÇK-së, dhe si i tillë jep jetën gjatë aksionit heroik, me ç’rast braktis bashkëluftëtarët e tij dhe krejtësisht i vetëm reziston nga një shtëpi, duke gjuajtur tanket me snajper dhe RPG.

Atë ditë, më 10 gusht 1998 në Junik, Berisha vdes në shtëpinë, të cilën tanket e rrënojnë krejtësisht.

Bekim Berisha u lind më 16 qershor 1966 në Graboc të Pejës. Në Kosovë e quajnë ‘Abeja’, ndërsa ne në Kroaci e kemi quajtur ‘Shok’. Në Kosovë i janë ngritur tetë përmendore, emrin e tij e mban Akademia ushtarake e Kosovës, një njësit ushtarak, një kazermë ushtarake në Prishtinë, i janë komponuar katër këngë popullore, ndërsa televizioni i Prishtinës ka realizuar një dokumentar kushtuar atij.

Ai është njëherit personi i vetëm që është dekoruar nga tre kryetarët, atij të Shqipërisë, Kroacisë dhe të Kosovës. Ka qenë i arsimuar, ndërsa ka folur katër ose pesë gjuhë të huaja. Kjo tregon mjaft se për çfarë personaliteti bëhet fjalë, mbase jeta e tij në pjesë të madhe ishte e heshtur. Duke qenë se bëhet fjalë për një format të veçantë të madhështisë dhe legjendës, unë si bashkëluftëtar i tij ndjej nevojën të di sa më shumë për njeriun i cili aq përzemërsisht mbrojti Kroacinë, dhe të përpiqem që emri tij mos të harrohet – ka thënë bashkëluftëtari tij, IvicaPandza Orkan.

Kryetari i ndjerë i Kroacisë, dr. FranjoTuxhman, Berishën e ka përshkruar si luftëtarin që ka pasur vlerë sa 1000 ushtarë. Ish komandanti i Berishës, gjenerali i ndjerë JankoBobetko, po ashtu ka shprehur dhimbjen e tij të madhe për vdekjen e tij, duke deklaruar se Berisha ka qenë njëri nga ushtarët më të mirë dhe më të besueshëm të cilin ai e ka takuar ndonjëherë./Autor: S.Vučković/

– See more at: http://www.kosovapress.com/sq/nacionale/ushtari-shqiptar-qe-ka-pasur-vlere-sa-1000-ushtare-23016/#sthash.Hd25PbRi.dpuf

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *