Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti: Brukseli sjell optimizëm me zgjedhjet e reja në postet kryesore

Ahmeti: Brukseli sjell optimizëm me zgjedhjet e reja në postet kryesore

31 gusht-“Konsensusi i arritur në kuadër të samitit të djeshëm të jashtëzakonshëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për të zgjedhur dy nga postet kryesore të Brukselit sjell optimizëm që personat e emëruar në detyrat e reja, me mbështetjen e plotë të 28 vendeve anëtare, do të angazhohen fuqishëm për integrimin e vendeve të Ballkanit perëndimor në Bruksel.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti uron zgjedhjen e Donald Tusk për Kryetar të Këshillit të Evropës dhe Zonjës Federica Mogherini për përfaqësuese të re të lartë për politikë të jashtme dhe siguri të Bashkimit Evropian. “Konsensusi i arritur në kuadër të samitit të djeshëm të jashtëzakonshëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për të zgjedhur dy nga postet kryesore të Brukselit sjell optimizëm që personat e emëruar në detyrat e reja, me mbështetjen e plotë të 28 vendeve anëtare, do të angazhohen fuqishëm për integrimin e vendeve të Ballkanit perëndimor në Bruksel. Në pritje të zgjedhjes edhe të Komisionarit të Bashkimit Evropian për zgjërim, qytetarët tanë presin që udhëheqja e re e Brukselit do ta vendos rajonin tonë si prioritet dhe do ti shton përpjekjet për ta ndihmuar tejkalimin e çështjeve bilaterale në mënyrë që Evropa të bëhet një dhe e bashkuar. Pikërisht, Samiti i Berlinit i organizuar nga Kancelarja Merkel është shembull i shkëlqyer për ta vijuar angazhimin evropian drejt promovimit të vlerave demokratike, ndërtimit të paqes së qëndrueshme, stabilitetit, zhvillimit ekonomik dhe integrimit të rajonit në BE-së, thuhet në urimin e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.. Më tej në urimin e Ali Ahmetit, thuhet, “duke shprehur mirënjohjen tonë të thellë dhe dëshirat më të sinqerta për sukses në angazhimet tuaja të reja, më lejoni ju lutëm që të ritheksoj përkushtimin e fuqishëm të popullit tim që të rreshtohet pranë strukturave demokratike Euro-Atlantike, dhe t’ju siguroj që tek Bashkimi Demokratik për Integrim do të gjeni partner për ta avancuar demokracinë, barazinë, marrëdhëniet ndëretnike, sundimin e ligjit, lirinë e shprehjes dhe në përgjithësi të gjitha standardet Evropiane”.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *