Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti takon Vollersin

Ahmeti takon Vollersin

1 gusht- Synimi strategjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është anëtarësimi i Maqedonisë në strukturat EuroAtlantike dhe ky proces paraqet çelës për stabilitetin e vendit, por medhe të rajonit. Ambasadori Volers gjithashtu nënvizoi rëndësinë e mirëmbajtjes së marrëdhënieve të shëndosha ndëretnike si shtyllë e stabilitetit të vendit.

Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari Ali Ahmeti, ka pritur Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Z. Poll Volers.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen opinione rreth zhvillimeve politike në ve,d integrimit EuroAtlantik të Maqedonisë dhe zgjidhjen e çështjes së emrit, marrëdhëniet ndëretnike, por edhe reformat në vend.

Ambasadori Amerikan theksoi që vizita e Zonjës Victoria Nuland, Ndihmës Sekretarës së Sekretarit të Shtetit Amerikan, në Shkup ka qenë e frytshme dhe shpreson që pikat e diskutuara do të realizohen në të ardhmën e afërt. Synimi strategjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është anëtarësimi i Maqedonisë në strukturat EuroAtlantike dhe ky proces paraqet çelës për stabilitetin e vendit, por medhe të rajonit. Ambasadori Volers gjithashtu nënvizoi rëndësinë e mirëmbajtjes së marrëdhënieve të shëndosha ndëretnike si shtyllë e stabilitetit të vendit.

Kryetari Ahmeti nënvizoi që zhvillimi i marrëdhënieve të shëndosha ndëretnike mbetet prioritet për Bashkimin Demokratik për Integrim dhe theksoi gatishmërinë për të investuar përpjekjeje të shtuara për tejkalim të ndasive midis komuniteteve.

Një pikë e rëndësishme që bashkon komunitet në Maqedoni dhe ndikon mbi stabiltietin në vend dhe zhvillimin ekonomik është integrimi i Maqedonisë në NATO dhe pikërisht për këtë, Kryetari Ahmeti kërkoi angazhim më të madh të komunitetit ndërkombëtar që të tejkalohet kontesti me emrin me fqiun tonë jugor.

Në lidhje me legjitimitetin e kontestuar të Presidentit të vendit, Kryetari Ahmeti vlerësoi se shumica absolute e shqiptarëve nuk ka votuar në zgjedhjet presidenciale dhe nuk ndjehet e përfaqësuar nga Presidenti aktual të cilit i mungon legjitimiteti i votës shqiptare.

Në zgjedhjet Presidenciale të 13 dhe 27 prillit, shqiptarët u përcaktuan kundër konceptit të zgjedhjes së Presidentit njëpartiak dhe u përcaktuan për konceptin e konsensualitetit, pajtimit dhe të përfaqësimit të barabartë në institucionin e Presidentit.

Në mungesë të legjitimimit nga ana e elektoratit shqiptar, presidenti aktual nuk mund të pretendojë që i përfaqëson edhe shqiptarët dhe të sjell vendime edhe në emër të tyre.

Kryetari Ahmeti gjithashtu foli edhe për nevojën imediate të reformimit të gjyqësorit që të krijohen parakushte për rritjen e besimit të qytetarëve ndaj drejtësisë. Ngarkesat e disa gjykatësve dhe prokurorëve të caktuar po i vështirësojnë edhe reformat në sundimin e ligjit, por edhe bashkëjetesën dhe marrëdhëniet ndëretnike e ndërfetare.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *