Home / Lajme / Maqedoni / Aksident i rëndë në afërsi të Bujanocit, lëndohet mërgimtari nga Maqedonia

Aksident i rëndë në afërsi të Bujanocit, lëndohet mërgimtari nga Maqedonia

09 Gusht – Aksidenti ka ndodhur në dalje të Bujanocit tek lokaliteti “Vrella”, me ç`rast janë përplasur një kamion me targa të Italisë dhe makinë me targa të huaja, të cilën e drejtonte Adem.D, 44 vjeçar.

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëm në afërsi të Bujanocit në Luginë, me ç`rast ka pësuar një familje shqiptare nga Maqedonia.
Aksidenti ka ndodhur në dalje të Bujanocit tek lokaliteti “Vrella”, me ç`rast janë përplasur një kamion me targa të Italisë dhe makinë me targa të huaja, të cilën e drejtonte Adem.D, 44 vjeçar. Ai ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe se menjëherë është dërguar në Qendrën Klinike në Nish.
Ky aks rrugor sot është stërngarkuar dhe ka fluks të madh të makinave, për shkak të numrit të madh të mërgimtarëve që kthehen në vendet evroperëndimore, pas pushimeve në vendlindje, por edhe turistëve të huaj që shkojnë për pushime në Greqi.
Nga ky aksident që ka ndodhur rreth orës 19.05 janë shkaktuar menjëherë radhë të gjata, për shkak të ngarkesës së madhe të këtij korridori rrugor. Deri tani nuk jepen detaje për viktima, por vetëm të plagosur. Makina ka pësuar dëme dhe se mësohet edhe për persona të lënduar.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *