Home / Lajme / Maqedoni / Aksidentet:71 viktima për gjashtë muaj në Maqedoni (VIDEO)

Aksidentet:71 viktima për gjashtë muaj në Maqedoni (VIDEO)

03 Gusht – Numri më i madh i aksidenteve kanë ndodhur në muajin maj 314 aksidente, prill 299, ndërsa në muajin shkurt ka pasur numër më të vogël të aksidenteve gjegjësisht 251. Sipas periudhës kohore aksidentet më së shpeshti kanë ndodhur nga ora 14 deri ora 16 245, ndërsa më pak ka pasur nga ora 2 deri ora 4 në mëngjes gjegjësisht 47 aksidente, transmeton Televizioni Koha.

71 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve në komunikacion në gjysmën e parë të vitit 2014 në Maqedoni njofton MPB. Sipas analizave të policisë, nëpër rrugët e Maqedonisë kanë ndodhur 1761 aksidente në komunikacion prej në të cilat jetën kanë humbur jetën 71 person, ndërsa janë lënduar 2687, njofton Televizioni Koha.

Sipas analizave numri më i madh i aksidenteve në 6 mujorin e parë kanë ndodhur në rrugët e qytetit të Shkupit, ndërsa shkak më i shpeshtë i aksidenteve sic informon MPB ka qenë vozitja me shpejtësi të madhe, ku kanë pësuar vozitësit dhe bashkudhëtarët.
1319 aksidente kanë ndodhur nëpër vendbanime, ndërsa nëpër rrugët jashtë vendbanimeve kanë ndodhur 397 aksidente. Numri më i madh i aksidenteve kanë ndodhur në Shkup dhe rrethinë 758 aksidente, Manastir 184 aksidente, Tetovë 158 aksidente, në rajonin e Shtipit dhe Kumanovës 134 aksidente, Veles 128, në rajonin e Strumicës 112, ndërsa më pak aksidente kanë ndodhur në Ohër gjegjësisht 108 aksidente, raporton Televizioni Koha.

Numri më i madh i aksidenteve kanë ndodhur në muajin maj 314 aksidente, prill 299, ndërsa në muajin shkurt ka pasur numër më të vogël të aksidenteve gjegjësisht 251. Sipas periudhës kohore aksidentet më së shpeshti kanë ndodhur nga ora 14 deri ora 16 245, ndërsa më pak ka pasur nga ora 2 deri ora 4 në mëngjes gjegjësisht 47 aksidente, transmeton Televizioni Koha.

Shumica e aksidenteve janë aksidentet mes veturave 857, më pas aksidente me këmbësorët 442, dalja nga rruga 199 etj. Si pasoj e gabimeve të vozitësve kanë ndodhur 1622 aksidente, që përbën 94 % të numrit të përgjithshëm të aksidenteve në të cilat jetën kanë humbur 68 persona dhe 2578 kanë kaluar me lëndime. 689 aksidente kanë ndodhur si pasoj e vozitjes me shpejtësi të madhe, si pasoj e vozitjes në anë të kundërt kanë ndodhur 522 aksidente, si pasoj e mosdhënies së përparësisë kanë ndodhur 495 aksidente, informon Televizioni Koha.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *