Home / Lajme / Maqedoni / Aksion policor në fshatin Dëbërcë të Tetovës.Gjendet pushkë automatike

Aksion policor në fshatin Dëbërcë të Tetovës.Gjendet pushkë automatike

20 gusht-Oficerët e policisë kanë sekustruar armën dhe municionin dhe do të dorëzohen për ekspertizë, ndërsa personi A.G është arrestuar dhe po mbahet në SPB Tetovë.

Gjatë ditës së djeshme me urdhër paraprak të Gjykatës së Tetovës, është kryer një aksion policor në fshatin Dëbërcë të Tetovës tek shtëpia A.G (40) i cili është me punë të përkohshme në Itali, tek shtëpia e tij u gjetën një pushkë automatike dhe 42 fishekë.

Oficerët e policisë kanë sekustruar armën dhe municionin dhe do të dorëzohen për ekspertizë, ndërsa personi A.G është arrestuar dhe po mbahet në SPB Tetovë.

Pas dokumentimit të plotë të rastit do ngritet edhe padia adekutate penale.Njoftohet se personit në fjalë i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *