Home / Lajme / Rajon / Akuzojnë Thaçin për aleancë me Gecin

Akuzojnë Thaçin për aleancë me Gecin

26 gusht-Ata po i shohin me dyshim sjelljet e vazhdueshme të shtetit të Kosovës dhe vetë kreut të saj Hashim Thaçit në raport me ish deputetin e Kuvendit të Kosovës, Gani Geci.

Një grup i veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) po kanë dyshime ndaj ish udhëheqësit politik të kësaj organizate, Hashim Thaçi.

Ata po i shohin me dyshim sjelljet e vazhdueshme të shtetit të Kosovës dhe vetë kreut të saj Hashim Thaçit në raport me ish deputetin e Kuvendit të Kosovës, Gani Geci.

Geci ka pranuar publikisht se është autor i vrasjes së njërit prej eprorëve të parë të UÇK-së, Abedin Rexhës – Sandokani.

Veteranët në një letër që pritet t’ia drejtojnë Thaçit, përmendin edhe dy konflikte fizike të Gani Gecit me Gani Kocin dhe Xhavit Halitin.

Sipas tyre, pas këtyre veprave dhe pas tentimvrasjes të deputetit Azem Syla, Gani Geci nuk u ndoq nga drejtësia, por përfundoi në një odë të respektuar në Drenicë, ku me ftesë të kryeministrit Thaçi i cili ndërmjetësoi për pajtim.

Sipas veteranëve, duke qenë nën besën e kryeministrit, Geci kreu edhe një krim duke e vrarë ish pjesëtarin tjetër të UÇK-së, Ruzhdi Shaqirin, i njohur me nofkën “Rudi”. /Tribuna/

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *