Home / Lajme / Maqedoni / Ali Ahmeti uron Erdoganin-Kërkon thellim të bashkëpunimit

Ali Ahmeti uron Erdoganin-Kërkon thellim të bashkëpunimit

14 gusht-Juve dhe familjes tuaj ju uroj shëndet dhe mbarësi në detyrën tuaj të re të cilën jam i sigurt që do ta kryeni me përpikshmëri dhe në përputhje me pritjet e mëdha të qytetarëve të Turqisë si dhe miqve të vendit tuaj, ku padyshim bëjmë pjesë edhe ne”,thuhet në telegramin e urimit të liderit të BDI-së Ali Ahmeti.

Me rastin e zgjedhjes së Rexhep Taip Erdoganit për presidenti të Turqisë,lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka dërguar një telegram urimi.Në këtë telegram Ahmeti urimet e tij dhe të BDI-së për fitoren bindëse të Erdoganit në zgjedhjet e para presidenciale në Turqi.”Jam i bindur që vullnetin dhe përcaktimin demokratik të popullit turk në zgjedhje të lira dhe demokratike do ta materializoni në mirëqenie të qytetarëve të Turqisë, por edhe për avancim të marrëdhënieve të mira me vendet mike.Komuniteti i madh i qytetarëve të Turqisë me prejardhje shqiptare paraqet një urë lidhesë midis vendeve tona, andaj dhe jam i sigurt që këto ura lidhëse do të përforcohen me rolin tuaj të ri si President i parë i Turqisë i zgjedhur në zgjedhje të drejtpërdrejta nëpërmjet të thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor. Juve dhe familjes tuaj ju uroj shëndet dhe mbarësi në detyrën tuaj të re të cilën jam i sigurt që do ta kryeni me përpikshmëri dhe në përputhje me pritjet e mëdha të qytetarëve të Turqisë si dhe miqve të vendit tuaj, ku padyshim bëjmë pjesë edhe ne”,thuhet në telegramin e urimit të liderit të BDI-së Ali Ahmeti.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *