Home / Lajme / Maqedoni / Arrestohet ‘BOSSI’ i Gërçecit (VIDEO)

Arrestohet ‘BOSSI’ i Gërçecit (VIDEO)

Shkup, 15 Gusht – Asllan Nuishi ose Asllan Poda është një nga dy personat që u arrestuan në aksionin e djeshëm policor në fshatin Gërçec.

Sipas ministres së brendshme, të arrestuarit ishin në fokus të operacionit “Rrjeti”, të orientuar ndaj trafikantëve të drogës dhe ndërprerjes së kanaleve ndërkombëtare për trafik të paligjshëm të lëndëve narkotike. Nuishi ose Poda, sipas MPB-së konsiderohej prej 20 vjetësh si një figurat kryesore të nëntokës së Shkupit, udhëheqës i grupit kriminal të fshatit Gërçec, i njohur për trafik lëndësh narkotike, vjedhje makinash luksoze, dhënie fajdesh si dhe rrëmbim.

“Në vitin 2006, ai u identifikua edhe si organizator i rrëmbimit të shtetasit kosovar Lulzim Begaj, pronar i “Kosmote Food Kompani”, për lirimin e të cilit u kërkuan 500 mijë euro. Rasti u realizua, kurse kundër organizatorit dhe 5 bashkëpunëtorëve të tij, sektori për krim të organizuar, bëri kallëzim penal për veprën “rrëmbim”, duke i caktuar dënim me 10 vjet burg, në mungesë”, deklaroi Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme.

Përveçse në Maqedoni, Jankullovska informoi se Nuishi ishte dënuar me 14 vjet për prodhimin e palejuar të lëndëve narkotike si dhe trafik armësh edhe në Çeki, ku ai qëndroi një periudhë të gjatë. Nuishi ishte i dyshuar edhe për pjesëmarrje në grabitjen e Bankës “Pro Kredit” në vitin 2009. Ai ishte arrestuar në atë kohë, në Krushopek, por për arsye të panjohura, u la të mbrohej në liri. Emri i Nuishit ishte i lidhur edhe me atentatin kundër ish presidentit Kiro Gligorov, por kundër tij nuk u ngrit asnjë akuzë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *