Home / Lajme / Rajon / Arrestohet imami Zekerija Qazimi (VIDEO)

Arrestohet imami Zekerija Qazimi (VIDEO)

14 gusht-Gjatë zbatimit të urdhër-kontrollit, personi i dyshuar Z.Q. nuk ka qenë në shtëpinë e tij, por i njëjti është gjetur nga Policia e Kosovës i fshehur në veturën e tij në një terren malor në afërsi të shtëpisë së tij ndërsa i dyshuari i dytë është gjetur në vendbanimin e tij.

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe imamin e xhaminë El-Kuddus në Gjilan, Zekrjja Qazimi, i cili dyshohet se është një ndër frymëzuesit kryesorë të xhihadit, si dhe një të dyshuar tjetër L. K, nga fshati Polac i Skenderajt, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryet veprën penale, kundër rendit kushtetues dhe sigurisë në Kosovës.

Ata dyshohet për veprën rekrutim për terrorizëm, organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist, nxitje të urrejtjes, përçarje ose mosdurim kombëtar, racor, fetar apo etnik.

Sipas Policisë, si rezultat i hetimeve disamujore, në ndërlidhje me rastin e arrestimit të katër (4) personave gjatë muajit qershor 2014 në Kaçanik për veprat e njëjta penale, sot në orët e hershme të mëngjesit,Policia e Kosovës, sipas urdhrit nga gjyqtari i procedurës paraprake të EULEX-it, ka ndërmarrë një operacion për zbatimin e urdhër kontrollit në dy lokalitete në Gjilan dhe Skenderaj.

“Ky operacion policor ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar Z. Q, viti i lindjes 1980, imam në xhaminë El-Kuddus në Gjilan, që dyshohet të jetë një ndër frymëzuesit kryesorë të xhihadit dhe i dyshuari tjetër L. K, viti i lindjes 1987, nga fshati Polac, Skenderaj) nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale nga kapitulli “Veprat penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”: Rekrutim për terrorizëm, sipas nenit 139 të KPK-së, organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist, sipas nenit 143 të KPK-së, nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik, sipas nenit 147 të KPK-së”, thuhet në një komunikatë.

Gjatë zbatimit të urdhër-kontrollit, personi i dyshuar Z.Q. nuk ka qenë në shtëpinë e tij, por i njëjti është gjetur nga Policia e Kosovës i fshehur në veturën e tij në një terren malor në afërsi të shtëpisë së tij ndërsa i dyshuari i dytë është gjetur në vendbanimin e tij.

Po ashtu, gjatë zbatimit të urdhër-kontrolleve, janë sekuestruar edhe dëshmi materiale që ndërlidhen me veprat e lartcekura penale.

Personave të arrestuar, me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Speciale iu është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Hetimet lidhur me këtë rast janë në vazhdim e sipër. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *