Home / Lajme / Maqedoni / Arsimtarët shqiptarë të muzikës kërkojnë tekste me autorë shqiptarë

Arsimtarët shqiptarë të muzikës kërkojnë tekste me autorë shqiptarë

26 gusht-Në mbledhjen e jashtëzakonshme që mbajti LPMSHM në Shkollën fillore Ismail Qemali në Fushë Topanë, Komuna e Çairit- Shkup me anëtarët dhe arsimtarët e muzikës me mësim fillor dhe atë të mesëm një nga çështjet kryesore që u shqyrtua ishin tekstet shkollore për shkollat fillore dhe të mesme.

Lidhja e Pedagogëve të Muzikës Shqiptarë në Maqedoni (LPMSHM) kërkon tekste shkollore të muzikës për nxënësit shqiptarë të shkollave fillore dhe të mesme nga autorë shqiptarë e jo ato të përkthehen nga tekstet në gjuhën maqedonase.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme që mbajti LPMSHM në Shkollën fillore Ismail Qemali në Fushë Topanë, Komuna e Çairit- Shkup me anëtarët dhe arsimtarët e muzikës me mësim fillor dhe atë të mesëm një nga çështjet kryesore që u shqyrtua ishin tekstet shkollore për shkollat fillore dhe të mesme.

“Të pranishmit u njoftuan se nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ka patur marrëveshje LPMSHM ku janë bërë edhe ndarja e grupeve për adaptimin/përmasimin e brendshëm të teksteve shkollore nga klasa e IV-VIII(IX) dhe ato të mesme (këtu kemi patur vështirësi/mospajtim të drejtëpërdrejta nga arsimtarët e muzikës me mësim fillor dhe të mesëm), por si kompromis për hir të nxënësve që mos të mbeten pa tekste, pranuam si kompromis që të përmirësohen tekstet aktuale me autorët aktual me shtojcë me autorë shqiptarë në brendin e teksteve me material që të ju përshtatet nxënësve me mësim në gjuhë shqipe me cilësi dhe kualitet”, informojnë nga LPMSHM.

Pjesëmarrësit e mbledhjes u njoftuan edhe me grupet të cilët kanë qenë të angazhuar për adaptimin dhe përmirësimin e teksteve shkollore për shkollat fillore dhe ato të mesme. “Grupet e caktuara filluan punimet e tyre edhe pse ishte koha e pushimeve verore. Grupet të cilët mbaruan filluan të punojnë edhe me tenderin e caktuar për botim. Por, në prag të botimit u shfaqen pengesa dhe ngecje…, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ishte Ajo që të jepte sinjal për botimin e teksteve te adaptuara dhe përmirësuara. Këtu, pjesëmarrësit e mbledhjes kërkuan, pse të jenë të adaptuara dhe përmirësuara ku mundemi për tekstet shkollore me mësim në gjuhë shqipe të jemi autorë NE arsimtarët e muzikës, LPMSHM, profesorë të Fakultetit të artit muzikor”.

Deri më vitin 2008 tekste shkollore nga lënda arsimi muzikor të autorit Zejadin Ismaili, Behxhet Hajredini dhe autorëve të të tjerë kanë qenë shumë të pasura me material si me tekste, fletore pune dhe doracak. Me hyrje në fuqi nga viti 2008 me koncepcionin fillor nëntëvjeçar, nxënësit me mësim në gjuhë shqipe filluan të furnizohen me tekste të reja shkollore me autorë jo shqiptar, së paku asnjëherë nuk janë marrë parasysh për konsultime, por janë përkthyer drejtpërdrejtë teksti i dedikuar për nxënësit me mësim në gjuhë maqedonase, ku janë paraqitur vështirësi për arsimtarët e muzikës si në terma muzikore, teksti i këngëve i larmishëm dhe me gabime, ku rezultati është ky që është deri më sot, dëshmi janë tekstet aktuale që janë të deponuara nëpër biblioteka të shkollave, apo podrume e jo në duart e nxënësve.

Pjesëmarrësit e mbledhjes, kërkuan nga kryesia që urgjent të ketë një takim me Ministrinë Arsimit dhe Shkencës, Abdulaqim Ademi që në fillim të botohen tekstet shkollore në lëndën arsimi muzikor, që nxënësit të kenë tekstet shkollore dhe arsimtarët e muzikës të kenë lehtësim, e jo në të kundërtën kërkim dhe hulumtim të materialit nëpër tekste tjera dhe interneti.

Nga pjesëmarrësit e mbledhjes u kërkua, që në takim me ministrin të kërkohet, që në të ardhmen mos të vendosin për tekstet me mësim në gjuhë shqipe autorë jo shqiptarë, pasi përkthimet janë bërë pa lektorë shqiptarë dhe pa u konsultuar me arsimtar dhe pedagogë të muzikës. Të përfshihen shqiptarët nëpër komisione. Të kemi së paku një këshilltarë shqiptarë në cilësinë e kualitetit të procesit arsimor. (INA)

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *