Home / Lajme / Maqedoni / b Ostreni: Në fshatrat Ratajë dhe Zhillc ka pasur paramilitarë serb

b Ostreni: Në fshatrat Ratajë dhe Zhillc ka pasur paramilitarë serb

28 gusht-“Sipas rrëfimit të një dëshmitari okular, në fund të muajit qershor në Tetovë, në mënyrë vullnetare nga Serbia erdhën 150 paraushtarakë, në krye me komandantin Filipoviq, të armatosur me armë të lehta, me uniformë të MPB-së së Maqedonisë dhe të Beretave të Kuqe”, – shkruan Ostreni në libër.

Shefit i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së Gëzim Ostreni në librin e tij, “UÇK-ja, shkaqet, lufta dhe paqja në Maqedoni në vitin 2001” vërteton informacionet e mediave serbe se në njësi të caktuara të policisë maqedonase, në Ratajë dhe Zhillc ka pasur rreth 400 vullnetarë nga Serbia.

“Sipas rrëfimit të një dëshmitari okular, në fund të muajit qershor në Tetovë, në mënyrë vullnetare nga Serbia erdhën 150 paraushtarakë, në krye me komandantin Filipoviq, të armatosur me armë të lehta, me uniformë të MPB-së së Maqedonisë dhe të Beretave të Kuqe”, – shkruan Ostreni në libër.

Sipas informatave të tij, ish zv/komandantit të Grupit Operativ 1, nënkoloneli Mile Petrovskit, i kanë thënë se vullnetarët kishin ardhur si sllav, të merrnin hak dhe t’i thernin gjithë shqiptarët. Petrevski kishte urdhëruar menjëherë që ata të linin kazermën, por pasi kundërshtuan, situata degradoi në rrahje, duke u dëbuar me dhunë nga kazerma.

“Pas largimit nga kazerma, ata u pranuan nga njësiti policor “Luanët”, i kryesuar nga komandanti “Mjekra” nga Prilepi, që ishin stacionuar në fshatrat Ratajë dhe Zhillc. Numri i përgjithshëm arriti deri në 400 paraushtarakë nga të cilët një pjesë u vendosën në Mavrovë”, -shkruan Ostreni.(alsat)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *