Home / Lajme / Maqedoni / BDI cakton kordinatorët e zgjedhjeve nëpër degë

BDI cakton kordinatorët e zgjedhjeve nëpër degë

21 gusht-Vendimi i Kryesisë Qendrore parasheh shpalljen e zgjedhjeve në ato degë që nuk iu kanë nënshtruar procesit të riorganizimit, por Statuti i partisë nuk përbën pengesë që ai të zhvillohet edhe në ato degë që kanë zgjedhur tashmë organet e veta

Kryesia Qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim zhvilloi të mbrëmë mbledhjen e saj të rregullt, ku u vendos njëzëri vazhdimi i procesit të riorganizimit të partisë, nisur në nëntor të vitit 2013.
Procesi i zgjedhjeve të brendshme, në nivel degësh dhe këshillash vendorë, u pezullua përkohësisht në mars të këtij viti, për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe aktiviteteve zgjedhore ku u përfshinë të gjitha strukturat partiake, raporton Tv KOHA.
Vendimi i Kryesisë Qendrore parasheh shpalljen e zgjedhjeve në ato degë që nuk iu kanë nënshtruar procesit të riorganizimit, por Statuti i partisë nuk përbën pengesë që ai të zhvillohet edhe në ato degë që kanë zgjedhur tashmë organet e veta, njofton Tv KOHA
Vendimi cakton muajin nëntor (2014) si afatin e përfundimit të procesit të zgjedhjeve të brendshme, informon Tv KOHA
Në mbledhje, Kryesia Qendrore caktoi edhe koordinatorët e zgjedhjeve në nivel njësie zgjedhore, duke vendosur si më poshtë:
Sadulla Duraku, koordinator i zgjedhjeve të brendshme në degët që përfshihen në Njësinë Zgjedhore nr. 1;
Bekir Asani, koordinator i zgjedhjeve të brendshme në degët që përfshihen në Njësinë Zgjedhore nr. 2;
Nevzat Bejta, koordinator i zgjedhjeve të brendshme në degët që përfshihen në Njësinë Zgjedhore nr. 5;
Izet Mexhiti, koordinator i zgjedhjeve të brendshme në degët që përfshihen në Njësinë Zgjedhore nr. 6, raporton Tv KOHA

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *