Home / Lajme / Maqedoni / BDi kërkon pajtim

BDi kërkon pajtim

29 gusht-“Mendojnë se shqiptarët e dinë shumë mirë se kush e ka fajin dhe kush e nxiti incidentin dhe nuk ka nevojë që të komentoj më tepër për përpjekje të tilla të dështuara që të gënjehen qytetarët shqiptarë dhe tu tregohet diçka e kundërt nga ajo që e kanë parë vetë me sytë e tyre”, tha Artan Grubi, deputet i BDI-së.

BDI-ja e Ahmeti shtrin dorën e pajtimit për dhënien fund të konfliktit mes deputetëve të saj dhe atyre të PDSH-së që kulminoi me rrahje gjatë debatit të komisionit parlamentarë për financim dhe buxhet. Sipas deputetit të BDI-së Artan Grubi, incidenti ishte i pahijshëm dhe si i tillë dëmton imazhin e deputetëve shqiptarë.

“Mënyra e dytë për ta tejkaluar këtë problem është që personat të cilët e nxitën këtë problem dhe personat të cilët morën pjesë në përleshjen fizike në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë t’ia shtrojnë dorën e pajtimit njëri tjetrit. Dhe këtë mënyrë e përkrah BDI-ja dhe jemi të gatshëm që të ulemi dhe të bisedojmë nëpërmjet dialogut konstruktiv ta tejkalojmë këtë problem”, deklaroi Artan Grubi, deputet i BDI-së.

Grubi komentoi edhe deklaratën e një dite më parë të kreut të PDSH-së Menduh Thaçi i cili deklaroi se incidenti ka qenë skenarë i Ahmetit dhe BDI-së. Grubi me këtë rast tha se deklarata e Thaçit ishte edhe një tentim për t’ia hedhur fajin dikujt tjetër.

“Mendojnë se shqiptarët e dinë shumë mirë se kush e ka fajin dhe kush e nxiti incidentin dhe nuk ka nevojë që të komentoj më tepër për përpjekje të tilla të dështuara që të gënjehen qytetarët shqiptarë dhe tu tregohet diçka e kundërt nga ajo që e kanë parë vetë me sytë e tyre”, tha Artan Grubi, deputet i BDI-së.

Thaçi gjatë ditësh së djeshme theksoi se ngjarja është një skenar i ndërtuar nga Ali Ahmeti dhe partia e tij, si një mënyrë për t’i mbyllur gojën opozitës. Sipas kreut të PDSH-së, incidenti erdhi pas sharjeve dhe ofendimeve që u iniciuan nga deputetët e BDI-së, të cilat nuk i shkojnë për shtati moralit dhe traditës së shqiptarëve. Duke folur për masat e ardhshme, Thaçi përsëriti qëndrimin se PDSH-ja nuk do të marrë pjesë në punimet e kuvendit, për një afat të pacaktuar, madje, është shumë afër marrjes së një vendimi për ta bojkotuar përgjithmonë institucionin ligjvënës.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *