Home / Lajme / Maqedoni / Bejta dhe Jashari në Derbresh ballafaqohet me banorët

Bejta dhe Jashari në Derbresh ballafaqohet me banorët

20 gusht-Ndërkaq, ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari i cili është edhe banor i fshatit Debresh, u zotua se në projekt-buxhetin e qeverisë për vitin 2015, do të insistohet që të ndahen mjete financiare për finalizimin e punimeve në sallën sportive të shkollës së fshatit.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta i shoqëruar edhe nga ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike Komunale, Memedali Xhaferi, vizituan fshatin Debresh, me ç’rast në takim me banorët e këtij fshati u njohën nga afër me nevojat dhe kërkesat e tyre. Banorët e fshatit Debresh kërkuan që udhëheqësia e Komunës së Gostivarit të investojë në përfundimin e punimeve për ndërtim të fushës së sportit në suaza të shkollës fillore, si dhe të intervenojë në rrjetin e ujësjellësit me qëllim të rritjes së shtypjes së ujit, njofton tv koha. Kryetari Bejta u premtoi banorëve të fshatit se shumë shpejt Komuna e Gostivarit do të nisë aktivitet për përfundimin e punimeve në fushën sportive, ndërkohë që banorëve të fshatit u premtoi edhe asfaltimin e rrugës që çon deri te objekti shkollor. Ai tha se drejtuesit e Ndërmarrjes Publike Komunale, nga dita e nesërme do të punojnë në drejtim të rritjes së kapaciteteve të nivelit të ujit në ujësjellësin e fshatit. Ndërkaq, ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari i cili është edhe banor i fshatit Debresh, u zotua se në projekt-buxhetin e qeverisë për vitin 2015, do të insistohet që të ndahen mjete financiare për finalizimin e punimeve në sallën sportive të shkollës së fshatit.Tv KOHA.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *