Home / Lajme / Rajon / Beograd: Në klinikën infektive, një pacient i dyshuar me “Ebola”

Beograd: Në klinikën infektive, një pacient i dyshuar me “Ebola”

6 gusht-“Pacienti është dërguar në klinikë pasi që ka disa ditë që ka temperaturë. Dyshimi është rritur edhe për faktin se ai ditëve të fundit ka vizituar Libinë. Po monitorojmë gjendjen shëndetësore, por pasqyra klinike nuk flet në favor të një infektimi të mundshëm me Ebola”, ka thënë dr. Deliç, transmeton Telegrafi.

Në klinikën infektive në Beograd është pranuar pacienti i parë i dyshuar të ketë simptoma të një sëmundje infektive.

Megjithatë, pas analizave të bëra, bëhet e ditur se pacienti në spital nuk ka “Ebola” por vuan nga pneumonia.

“Pacienti është dërguar në klinikë pasi që ka disa ditë që ka temperaturë. Dyshimi është rritur edhe për faktin se ai ditëve të fundit ka vizituar Libinë. Po monitorojmë gjendjen shëndetësore, por pasqyra klinike nuk flet në favor të një infektimi të mundshëm me Ebola”, ka thënë dr. Deliç, transmeton Telegrafi.

Klinika Infektive ka një repart të posaçëm izolimi, ku qëndrojnë pacientët që vuajnë nga sëmundjet infektive.

Nëse dyshohet që pacienti në të vërtetë ka një sëmundje ngjitëse infektive, i tërë departamenti menjëherë do të jetë i mbyllur apo i izoluar.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *