Home / Lajme / Maqedoni / Bllokohet rruga Shipkovicë-Brodec, NB-Company shpëton qytetarët

Bllokohet rruga Shipkovicë-Brodec, NB-Company shpëton qytetarët

7 gusht-Qindra qytetarë të fshatrave të Malësisë së Sharrit kanë mbetur të bllokuar mbi 1 orë deri në momentin kur kompania tetovare NB-Company ka intervenuar për të zhbllokuar rrugën ku më pas qytetarëve ju është mundësuar qarkullimi i lirë.

Mbrëmë rreth orës 22.00 është bllokuar rruga Shipkovicë-Brodec nga rrëshqitja e dheut pas shiut të rrëmbyeshëm që kaploi Tetovën dhe disa vende tjera në Maqedoni. Qindra qytetarë të fshatrave të Malësisë së Sharrit kanë mbetur të bllokuar mbi 1 orë deri në momentin kur kompania tetovare NB-Company ka intervenuar për të zhbllokuar rrugën ku më pas qytetarëve ju është mundësuar qarkullimi i lirë.

Sipas qytetarëve shiu i rrëmbyeshem kishte sjell në rrugë gurrëz të mdhej që bllokoi rrugën e shumë qytetarëve të Malësisë.

Ndryshe shiu i rrëmbyeshëm ka vështirësuar qarkullmin në qytet si dhe disa lagje në Tetovë ku u bllokuan nga mosfunksionimi i kanalizimit dhe shiut të rrëmbyeshëm.

Moti i keq përfshiu edhe disa qytete në Maqedoni. Shkupi u përfshi nga cikloni “Branko” me erëra të fuqishme dhe shi të rrëmbyeshëm duke neutralizaur gjithë qytetin.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *